Njoftim nga Policia e Qarkut Korçë – Procedime të reja penale për vepra të ndryshme
Policia e Qarkut Korçë ka referuar një sërë materialesh në Prokurori, duke nisur procedime penale ndaj disa shtetasve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
– Në Korçë, ndaj shtetasit P. P., 68 vjeç, u nis procedimi penal pasi në subjektin e tij u gjet një gjysmërimorkio e vjedhur në Itali në vitin 2017. Mjeti u sekuestrua si provë materiale.
– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet për shtetasin Gj. M., 52 vjeç, i dyshuar se ka vjedhur pasaportën e një 27-vjeçareje në banesën e saj.
– Policia e Devollit filloi procedimin penal për shtetasit S. F., 40 vjeç, dhe D. M., 33 vjeç. I pari dyshohet se ka goditur me grushte 33-vjeçarin për motive të dobëta, ndërsa D. M. rezultoi se kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në PKK Kapshticë.
– Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet për shtetasin S. Ç., 45 vjeç, i cili duke drejtuar një automjet në aksin “Korçë–Pogradec”, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë u dëmtuan lehtë drejtuesi dhe pasagjeri.
– Gjithashtu, ndaj shtetasit F. L., 28 vjeç, nga Durrësi, u nis procedim penal për “Kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.


