Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. B., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në qytetin e Bilishtit, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare, këmbësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Th., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, në favor të një shtetaseje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Tresenik, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 44-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


