Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën

    August 20, 2026

    Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të gjata në Kapshticë

    August 20, 2026

    Skënderbeu e nis sezonin ndaj Vllaznisë, kalendar i fortë në pesë javët e para

    August 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën
    Vendi

    Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën

    August 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Maliq – Me tensione dhe debate është shoqëruar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit, ku pritej të merrej një vendim lidhur me propozimin për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë.

    Këshilltarët e opozitës kërkuan votim unanim kundër ndryshimit të kufijve administrativë, ndërsa këshilltarët e mazhorancës kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me draftligjin dhe për të diskutuar përmbajtjen e tij. Në këto kushte, mbledhja u mbyll pa një vendimmarrje përfundimtare.

    Your browser does not support the video tag.

    Debatet vijuan edhe pas përfundimit të mbledhjes. Një prej qytetarëve të pranishëm u konfliktua fizikisht dhe shtyu kryetarin e Këshillit Bashkiak të Maliqit, Ornildi Demollari.

    Deputetët e opozitës, Ledina Alolli dhe Tedi Blushi, e cilësuan mbledhjen si të zhvilluar sipas një skenari dhe bënë thirrje për reagim qytetar kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Maliq.

    Ata ngritën pikëpyetje mbi qëndrimin e deputetëve socialistë dhe kërkuan që banorët e Maliqit të informohen dhe të dëgjohen përpara çdo vendimi.

    Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar dëgjesa publike në njësitë administrative të Bashkisë Maliq, ku, sipas diskutimeve të zhvilluara, shumica e qytetarëve janë shprehur kundër bashkimit me Bashkinë Korçë.

    Ndërkohë, përfaqësuesit socialistë të Bashkisë Maliq nuk kanë bërë ende publik një qëndrim përfundimtar lidhur me propozimin për ndryshimin e kufijve administrativë.

    Mbledhja e radhës pritet të përcaktojë nëse Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim zyrtar për këtë çështje.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të gjata në Kapshticë

    August 20, 2026

    Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor

    August 18, 2026

    Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Qytetarët në dëgjesë: Cenohen identiteti dhe shërbimet

    August 18, 2026

    Gëzim Topçiu flet për shkrirjen e Bashkisë Maliq: “Nuk është kaq e thjeshtë”

    August 18, 2026
    TE FUNDIT

    Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën

    August 20, 2026

    Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të gjata në Kapshticë

    August 20, 2026

    Skënderbeu e nis sezonin ndaj Vllaznisë, kalendar i fortë në pesë javët e para

    August 20, 2026

    Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor

    August 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    PS fiton edhe Kolonjën me rezultat të thellë

    Nata e dytë e Festivalit të 8 të muzikës internacionale ka qenë homazh për gjithë krijimtarinë e të madhit Gaqo Çako

    Apel për ndihmë: Familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin e Kreshnik Iljaz Sejati në atdhe

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.