Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë – PKK Kapshticë
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar dhe përgjatë kufirit të gjelbër, me synim parandalimin e lëvizjeve të paligjshme dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Gjatë kontrolleve të thelluara në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në hyrje për në Shqipëri u ndalua shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili rezultoi i shpallur në kërkim.
Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”. Ai po tentonte të kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
Materialet e mëtejshme procedurale janë referuar pranë DVP Elbasan, për veprimet e mëtejshme.




