Festim Tomori, organizator i këtij eventi tregon se ndryshe nga vitet e tjera, Monodrama nuk do të shfaqet vetëm në Maliq por edhe në Pogradec
“Jemi në edicionin e 21 të festivalit të Monodramës. Këtë vit kemi vendosur ta bëjmë në Maliq në pallatin e kulturës, pjesa tjetër në Pogradec. Aktorë ka nga Kievi, Kroacia, Greqia, Polonia, Rumania e Amerika. Rritet cilësia sepse Monodrama ka tjetër shtrirje gjeografike ”
Në këtë edicion, aktorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshi këtu Ukrainën. Aktoret tregojnë se Monodrama shërben për to, pasi nëpërmjet artit kanë mundësi të tregojnë çfarë po ndodh në vendin e tyre
Është hera e parë që vijë në Shqipëri. Une do të vendos në skenë një ngjarje reale në Ukrainë, nga ku unë vij. Çdo ditë aty shohim gra, nëna, gjyshe që bërtasin emrin e fëmijëve të tyre të cilët janë në luftë. Do përpiqem të bërtas aq sa mundem për të treguar edhe këtu spektatorëve një pjesë reale të asaj qe po jetojmë në vendin tonë. Është Art por është dhe realitet ”
” Jam mirënjohëse që jam këtu, e vlerësoj këtë moment, është e rëndësishme për ne të dalim jashtë në botë e të tregojmë ç’po ndodh me vendin tonë. Faleminderit ju qe po na mirëprisni”
Festivali I Monodramës do të zgjasë për 5 netë, ku në fund juria do të përzgjedhë dhe aktorët më të mirë