Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Pogradeci përfitojnë nga ndalesa e Laçit, ndizet mbijetesa

    March 23, 2026

    Procedime penale dhe arrestim në Korçë dhe Pogradec

    March 23, 2026

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
    Kulture

    Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

    June 14, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor, qyteti jug-lindor do të kthehet në një skenë artistiko-kulturore ku do të mbahen performanca nga DJ, ekspozita arti, shfaqje baleti dhe koreografi bashkëkohore. Të pranishmit në Javën Kulturore Franceze do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe shije të rafinuara të kuzhinës së Francës që do ta sjellin këtë vend më afër se kurrë.

    Me një trashëgimi të pasur kulturore dhe ndikim të madh global, Java Kulturore Franceze prezantohet përmes një programi të larmishëm që ndërthur traditën me bashkëkohoren dhe inovacionin.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjithçka nis më 14 qershor në orën 18:30 në sheshin e pazarit të Korçës me një performancë të veçantë nga grupi folklorik francez “Groupe d’Art et Traditions Populaires La Savoie” që sjellin ritmet, kostumet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të Savojës. Më 17 qershor, dashamirësit e kinemasë, e kryesisht fëmijët do të kenë mundësi të shohin një shfaqje filmi. Po për të vegjlit, më 18 qershor tek rruga e këmbësore do të organizohet edhe një festë për të vegjlit ku do të ketë face painting, lojëra argëtuese dhe aktivitete kreative.

    Më 19 qershor do të organizohet një udhëtim nëpër rrugët e Korçës për të zbuluar gjurmët historike dhe arkitekturore të ndikimit francez në qytet. Një ditë më pas të gjithë ata që duan natyrën mund të bashkohen në një shëtitjeje frymëzuese në kodrat piktoreske që rrethojnë Korçën, ku natyra e gjelbër, ajri i pastër dhe pamjet panoramike ofrojnë një përvojë relaksuese. Kurse pasdite tek sheshi para Bashkisë do të mbahet ekspozita paraqet, blloqe vizatimesh nga udhëtimet e Jacques de Loustal.

    Ndërsa nga data 20 deri më 23 qershor te Galeria e Arteve Digjitale, pianisti dhe artisti i multimedia Damien Traversaz, sjell Instalacione digjitale interaktive KORO&REFLETS. Më 21 qershor do të organizohet një ndeshje miqësore futbolli: Liga Diplomatike Franceze-Korçë.

    Në datat 21 – 22 qershor për të gjithë qytetarët dhe turistat e Korçës, janë menduar një sërë aktivitetesh për Javën Kulturore Franceze. Nga shfaqje baleti, punëtori me koreografe, shfaqje DJ dhe
    animime vizuale të improvizuara në kohë reale që krijojnë një përvojë unike për publikun, duke e zhytur atë në një botë ritmi, ngjyrash dhe lëvizjeje.

    Java Kulturore Franceze, ka rezervuar për katër ditë, 20, 21, 23 dhe 24 qershor edhe një aktivitet kushtuar ushqimit. Specialitete franceze nga Savoie të propozuara nga shefi francez Jean-Pierre Chavanon do të mund të shijohen nga të gjithë.

    Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo javë premton adrenalinë dhe festë për të gjithë. Menjëherë pas Javës Kulturore Franceze, rradhën do ta ketë Java Kulturore e Brazilit që do të sjellë në vendin tonë një atmosferë magjike, pjesë e së cilës janë dhe karnavalet e famshme të cilat do të mbahen në qytetin bregdetar të Vlorës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Procedime penale dhe arrestim në Korçë dhe Pogradec

    March 23, 2026

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    TE FUNDIT

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Pogradeci përfitojnë nga ndalesa e Laçit, ndizet mbijetesa

    March 23, 2026

    Procedime penale dhe arrestim në Korçë dhe Pogradec

    March 23, 2026

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksidenti mister në Korçë, kush ishte në timon natën kur humbi jetën i riu

    49% e buxhetit të bashkisë Korçë për administratën, shkruan Eduart Bardhushi

    Ekspozita që bashkon Shqipërinë dhe Hungarinë: ‘Aromë Hungarie’ e Roland Tashos

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.