Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ilir Xhakolli: 4 propozime se të mbështeten realisht fermerët
    Vendi

    Ilir Xhakolli: 4 propozime se të mbështeten realisht fermerët

    January 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    🚜 Fermeri ka nevojë për mbështetje reale, politika të drejta dhe vendime që nisen nga puna dhe sakrifica e tij e përditshme.
    Pikërisht me këtë frymë mora pjesë në dëgjesën publike me fermerët e zonës, të organizuar nga Ministri i Bujqësisë Andis Salla në Pogradec. Bashkë me fermerët diskutuam hapur problematikat dhe paraqitëm disa propozime konkrete, të menduara mbi baza ekonomike dhe praktike, për të ndihmuar realisht fermerin dhe për të formalizuar sektorin.

    ● Së pari, propozuam heqjen e taksës së qarkullimit dhe karbonit nga nafta 32 lek. Sot karburanti për mjetet e rënda nuk furnizohet në Shqipëri, as për import dhe as për eksport, për shkak të çmimit të lartë, çka ka krijuar rrugë kontrabande që dëmtojnë tregun dhe shtetin. Sipas specialistëve të fushës, kjo masë do të rrisë zhdoganimin e karburantit dhe pagesa e kësaj takse mund të kryhet në momentin e pagesës së detyrimeve tatimore, pa dëmtuar financat e buxhetit të shtetit, ndërkohë që ulet edhe çmimi i naftës.

    Your browser does not support the video tag.

    ● Së dyti, kërkuam ndryshimin e skemës së subvencionimit për bagëtitë e trasha dhe të imta. Subvencioni duhet të bëhet në bazë të numrit real të krerëve dhe jo më me tufa, duke rritur njëkohësisht masën e mbështetjes financiare, sipas modeleve të vendeve fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqia. E njëjta logjikë duhet të zbatohet edhe për parqet e bletëve.

    ● Së treti, një tjetër propozim ishte zëvendësimi i subvencionit për naftën me mbështetje direkte për produktin:
    ○ 10 lekë/kg për frutat
    ○ 15 lekë/kg për perimet
    ○ 5 lekë/kg për drithërat
    Kjo skemë formalizon fermerin, pasi pagesa bëhet në momentin e dorëzimit dhe certifikimit të produktit, duke garantuar cilësinë dhe standardin e prodhimit.

    ● Për të mbyllur zinxhirin e TVSH-së, propozuam që ushqimi bazë të tatohet me 6% si në hotele, në vend të 20% që është në restorante, me përjashtim të pijeve alkoolike. Kjo masë ndihmon konsumatorin, lehtëson bizneset dhe formalizon më tej ekonominë.

    Së fundmi dua të përgëzoj Ministrin Andis Salla për këto dëgjesa publike që ka nisur, në mënyrë që fondet dhe mbështetja të shkojë në formën e duhur tek fermerët tanë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Maliq! 14-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

    E dini se Thoma Turtulli, Bamirësi i madh i Korçës që sot nuk ka një varr

    DVKM Korçë – Goditen 2 raste kontrabande nga Policia Kufitare

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.