Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Hermes Shkulaku largohet nga ekipi i Pogradecit
    Sport

    Hermes Shkulaku largohet nga ekipi i Pogradecit

    June 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Faleminderit “HerMessi” pogradecar

    Mbyllet një cikël, por mbetet një epokë!

    Your browser does not support the video tag.

    Në një qytet që jeton me ndjesinë e fushës dhe dashurinë për topin, largimi i Hermes Shkulakut nga KF Pogradeci nuk është thjesht një lëvizje sportive, është fund i një epoke. Një kapitull i gjatë 11-vjeçar që u shkrua me djersë, buzëqeshje, spektakël dhe një dashuri të pakushtëzuar për fanellën liqenore.

    Nuk ishte i gjatë në shtat, por ishte gjigand në shpirt dhe lojë, ishte ai që e kuptonte futbollin me intuitën e lindur, që i nxirrte mbrojtësit nga mendtë dhe i vinte sulmuesit në rolin më të lehtë në botë: “Ku e do topin të bësh gol?”. Ishte lojtari që nuk kërkonte skena, por skena e kërkonte atë.

    Në Pogradec, të gjithë e thërrasin “Meku”, por për ata që e panë në fushë, ai ishte “HerMessi” – një shkrirje ideale e teknikës, përulësisë dhe vizionit që pak emra lokalë e kanë pasur pas viteve 90′.

    Hermesi nuk do të jetë më në fushë nga shtatori, por buzëqeshja e tij mbetet ikonike, një emblemë e atij futbolli që e pa si të sinqertë, paqësor dhe të mençur. Ai ishte spektakël, ishte i dashur, por kurrë mendjemadh. Ishte model për të rinjtë, por edhe mik për të vjetrit.

    Me batutën gati dhe “talljen” me topin ai zhvilloi karrierën jo vetëm si futbollist, por më shumë si djalë i qytetit, biri i atyre tribunave që e rritën dhe e brohoritën.

    /@Redi Dandallaku/

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Pogradec Spektakel
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…

    March 18, 2026

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nga Mentor Kikia – Sa më shumë ikin vitet, aq më madhështor bëhet Tani!

    Në fund të sezonit sportiv 2026-2027 përfundon dënimi i Skënderbeut vënë nga komisioni i disiplinës të UEFA

    22 shkolla të mbyllura për 5 vite në Qarkun e Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.