Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë
    Vendi

    Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

    June 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Deri më sot, debati publik është furnizuar me një tregues të vetëm sa i përket të ardhurave të qytetarëve nga paga, treguesi i pagës mesatare bruto. Në tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare bruto ishte në masën 82 mijë lekë, shifër që përfshin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili është progresiv, dhe sigurimet shoqërore për pjesën që i mbahen punëdhënësit.

    Njihuni me një koncept “të ri”, jo fort i rrahur në debatin publik shqiptar: Mediana! Mediana është një koncept statistikor që shënon pikën e mesit në një seri të dhënash të renditura nga numri më i madh te numri më i vogël. Është e ndryshme nga mesatarja, e cila pjesëton, në rastin konkret, totalin e të ardhurave nga paga me numrin e të punësuarve.

    Tona

    Rezultati është i ndryshëm në mënyrë shumë domethënëse për shkak se mesatarja ka aftësinë të maskojë pabarazinë ndërsa mediana, flet ndryshe. Konkretisht, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, mediana e pagave bruto në të gjithë ekonominë, ku përfshihet sektori publik dhe sektori privat, ishte 62 mijë lekë. Diferenca prej 20 mijë lekësh me pagën mesatare sugjeron që pabarazia në të ardhura është e konsiderueshme. Kështu, mediana tregon se, nga të 748 mijë të punësuarit me pagë në Republikën e Shqipërisë, gjysma ose 374 mijë vetë e kanë pagën më të ulët se 62 mijë lekë.

    Problemi që ka mesatarja si tregues mund të shpjegohet me anektodën e vjetër që thotë që: nëse ka dy njerëz, ku njëri konsumon dy pula dhe tjetri asnjë, atëherë mesatarja e marrë më vete sugjeron se të dy kanë ngrënë nga një pulë.

    Mesatarja jep gjithashtu iluzion të gabuar kur, një numër i vogël individësh rrëmbejnë të ardhura disproporcionalisht të larta. Fjala vjen, nëse në një kompani, drejtori merr rrogë 10 mijë euro në muaj dhe ka 10 punëtorë me pagë 500 euro në muaj, mesatarja e pagës në këtë kompani rezulton 1800 euro, pavarësisht se punëtorët marrin vetëm 500.

    Pabarazia kryesore në të ardhurat nga paga në Shqipëri dallohet te hendeku mes pagës së të paktëve të punësuar në sektorin publik dhe pagës së të shumtëve, të punësuar në sektorin privat. Sipas të dhënave të INSTAT, të 185 mijë të punësuarit e sektorit publik patën pagë mesatare bruto prej 98 mijë lekësh ndërsa 562 mijë vetë të punësuar në sektorin privat, patën pagë mesatare bruto 75 mijë lekë.

    Këto të dhëna gjithsesi nuk duhet të merren si absolute për shkak se të ardhurat e deklaruara nga pagat në sektorin privat preken në një masë jo të vogël nga praktika e përhapur e evazionit fiskal ndërsa përgjatë dekadës së fundit, që kur qeveria aktuale vendosi të heqë tatimin e thjeshtuar mbi të ardhurat për biznesin e vogël, një numër i konsiderueshëm të punësuarish janë regjistruar si sipërmarrës, deklarojnë pagën minimale zyrtare dhe shmangin në këtë mënyrë edhe sigurimet shoqërore edhe tatimin progresiv mbi të ardhurat.

    Në instancë finale, niveli i përgjithshëm i pabarazisë është i vështirë të matet në Shqipëri për shkak se faktorët kryesorë që e ushqejnë pabarazinë duket se janë të ardhurat e patatueshme dhe të pamatshme nga korrupsioni, krimi apo evazioni fiskal.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Pagë rezultat Statistika
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026
    TE FUNDIT

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gerald Gorari, historia e fizioterapistit që sfidat i ktheu në një mision jetësor, në ndihmë të njerëzve

    Maliq – Sulmuesi nigerian Mutiu Adeoye gjen zgjidhjen e dëmtimit te fizioterapistja Alma Angjo

    Mirela Qeleshi “shkund” Filon per buxhetin; “Më pak investime, më shumë administratë”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.