Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime
    Sport

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025Updated:July 7, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Që nga 25 qershori, Skënderbeu ka “ndezur motorët” dhe shpresohet që, përveç përgatitjes intensive, klubi të kryej edhe një merkato cilësore, në mënyrë që objektivi të mos vihet në diskutim. Në lidhje me situatën në ekip gjatë këtyre ditëve stërvitore, por edhe synimeve, trajneri Gjoka, për mediat lokale u shpreh:

    “Sa i përket sezonit të ri, 2025-2026, do të kem boshtin e ekipit të kaluar, kryesisht me ata futbollistë që ishin nga java e parë. Kjo është pozitive dhe situata tani është krejt ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar”.
    Ashtu si të gjitha klubet e tjera, edhe Skënderbeu do të përfshihet në merkato, si në hyrje dhe dalje. Korçarët mbeten të hapur për shitje lojtarësh, sigurisht përkundrejt ofertave të kënaqshme, siç ishte rasti i fundit i Ermir Rashicës, i cili u transferua për rreth 800 mijë euro tek ukrainasit e Metalist 1925.
    Sa u përket përforcimeve, është thënë se korçarët kanë gjetur akordin me një sulmues ganez, Baba Hamdu Musa, apo edhe mesfushorin Salim Abubakar.
    Në lidhje me merkaton e bardhekuqve, trajneri Ernest Gjoka, sqaroi:
    “Ne kemi vendosur që në ekip të afrojmë edhe disa futbollistë nga akademia, të cilët kanë mbyllur sezonin ose disa sezone më parë, dhe ndërkohë po mendojmë për të afruar edhe futbollistë të huaj. Për momentin nuk është afruar asnjë prej tyre, por do të vijnë në ekip”.
    Sa u përket largimeve, për momentin te Skënderbeu quhen të ikur këta futbollistë: Zhoao Felipe, Liridon Balaj, Mamane Amadou Sabo, Elvis Prençi.

    Your browser does not support the video tag.
    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    merkato Skënderbeu
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…

    March 18, 2026

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Goditën dy raste të paligjshme në Qafë Thanë dhe Goricë

    Skënderbeu U19 shpartallon skuadrën andorreze, rezultat i çmendur

    Përhapen mbetjet e groposura vite më parë, çarja e digës në fshatin Çërravë ndot tokat bujqësore. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.