Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gazetari Xhensil Shkëmbi shpallet “Personazhi Korçar i Vitit 2025”
    Vendi

    Gazetari Xhensil Shkëmbi shpallet “Personazhi Korçar i Vitit 2025”

    December 23, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gazetari i televizionit Euronews Albania për qarkun e Korçës, Xhensil Shkëmbi, është shpallur “Personazhi Korçar i Vitit 2025”, përmes votave (pëlqimeve) të ndjekësve të medias Korça Plus.

    Gjatë këtij viti, Shkëmbi është shquar për trajtimin dhe ngritjen e çështjeve të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt komunitetin. Një nga rastet më të forta ishte denoncimi i skandalit të shantazhimit të të rinjve përmes një faqeje anonime, e cila kishte shkaktuar pasoja të rënda psikologjike, deri në tentativa vetëvrasjeje. Gazetari u bë zëri i të rinjve, duke kontribuar në identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

    Your browser does not support the video tag.

    Po ashtu, Xhensil Shkëmbi ka qenë një zë i fuqishëm në ndihmë të familjeve në nevojë në qarkun e Korçës, ku dhjetëra raste kanë gjetur zgjidhje dhe mbështetje konkrete falë ndërhyrjeve të tij mediatike.

    Në muajin nëntor, ai u përplas publikisht me Ministren e Arsimit lidhur me ligjin për barazinë gjinore, ndërsa pak kohë më pas, solli në vëmendje mungesën e dëmshpërblimeve për fermerët, duke vënë para përgjegjësisë Ministrin e Bujqësisë.

    Një tjetër histori që preku opinionin publik ishte ajo e familjes nga Këmbëthekri në Maliq, ku katër fëmijë shkonin në shkollë mbi kalë. Pas denoncimit, familjes iu sigurua një automjet i sigurt. Gjithashtu, Shkëmbi solli në vëmendje historinë tragjike të familjes Lato në fshatin Gjonomadh, mes përdhunimeve, vetëvrasjes, dhunës familjare dhe varfërisë ekstreme.

    Angazhimi i tij ka vijuar edhe në organizimin e aktiviteteve për fëmijët me autizëm dhe fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe në shpërndarjen e dhuratave të fundvitit në zonat e thella malore.

    Mik i medias Korça Plus prej vitesh, përmes denoncimit të problematikave të shumta të qarkut, Xhensil Shkëmbi vlerësohet për kontributin e tij të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit.

    Korça Plus e vlerëson dhe e shpall Xhensil Shkëmbin “Personazh i Vitit 2025” në Korçë.

    Urime!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rënia e Skënderbeut nga kategoria, reagon Takaj: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, është momenti për të…

    Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.