Nuk ndodh shpesh që bota e sportit të ndërthuret kaq natyrshëm me atë të politikës, por këtë herë futbolli korçar ka dhënë një asist të rëndësishëm. Dy emra të njohur të fushës së blertë, Ardi Gjanci drejtori sportiv i Skënderbeut dhe Tefik Osmani ish-drejtor sportiv i Vllaznisë dhe një figurë e dashur për futbollin korçar kanë qenë mbështetës aktivë të fushatës së kandidates për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Korçës.
Kontributi i tyre, si figura të respektuara në komunitet, u ndje dukshëm dhe u përkthye në mbështetje të gjerë për kandidaten, e cila në fund arriti të sigurojë mandatin e 6-të për PS në këtë qark, një arritje domethënëse në një garë sfiduese.
Ky angazhim tregon se sporti nuk është vetëm pasion, por edhe një urë që lidh komunitetin dhe ndikon pozitivisht në zhvillimet shoqërore dhe politike.