Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    July 25, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Fuqizimi i të rinjve korçarë në teknologji, nisi projekti me bursa dhe instruktorë nga SHBA e Kanada
    Vendi

    Fuqizimi i të rinjve korçarë në teknologji, nisi projekti me bursa dhe instruktorë nga SHBA e Kanada

    July 24, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Fuqizimi i të rinjve korçarë në teknologji, nisi projekti me bursa dhe instruktorë nga SHBA e Kanada

    Fondacioni Komunitar “Korçarët ndihmojmë Korçarët” ka ndërmarrë një nismë të re me impakt të lartë për të rinjtë e qytetit, duke nisur zbatimin e projektit “Fuqizimi i Liderëve të Ardhshëm të Teknologjisë nga Korça”. Ky projekt u krijua për të mbështetur nxënësit më të spikatur në fushën e teknologjisë inovative, duke i pajisur ata me aftësi që i përgatisin për sfidat e së ardhmes.

    Ballkan Desina

    Frymëzuar nga programi edukativ 3-vjeçar “Korça ICT Academy & Code for Albania”, iniciativa sjell në Korçë një eksperiencë unike arsimore të zhvilluar nga Code.X, një organizatë e krijuar nga alumni të Universitetit të Stanford-it, dhe e realizuar në bashkëpunim me “alphaPlan Center”. Projekti mbështetet nga Bashkia e Korçës dhe organizata World Vision Albania, duke garantuar një mbështetje të fortë lokale dhe ndërkombëtare.

    Në fokusin e kësaj nisme janë pesë nxënës të dalluar korçarë, të cilëve do t’u ofrohen bursa me vlerë 80.000 lekë secilit. Këto bursa do të ndihmojnë në kualifikimin e tyre të mëtejshëm dhe do të jenë një shtysë për përfshirjen e tyre në botën e teknologjisë në nivele më të larta. Fondet për këtë projekt po mblidhen përmes platformës Smile të krijuar nga Banka Credins dhe Fondacioni, që e vlerësuan këtë nismë si një prej projekteve më me ndikim social.

    Veç komponentit të edukimit, ky projekt synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit dhe solidaritetit qytetar. Platforma Smile është bërë një mjet i rëndësishëm për të promovuar kulturën e dhurimit në Shqipëri, duke përfshirë individë e biznese në kauza sociale me ndikim real në komunitet.

    Programi Code for Albania, që nisi në Tiranë në vitin 2019 si një pilot, prej disa vitesh zhvillohet me sukses në Korçë, duke sjellë një frymë ndërkombëtare dhe cilësi të lartë arsimimi për të rinjtë. Deri më sot, 600 nxënës kanë marrë pjesë në këtë program, 150 e kanë përfunduar me sukses, dhe 100 të tjerë janë në proces diplomimi deri në vitin 2027.

    Në edicionin e këtij viti, janë përfshirë 100 pjesëmarrës nga i gjithë vendi, të cilët gjatë dy javëve të programit në Korçë do të punojnë përkrah instruktorëve dhe profesionistëve të ftuar nga SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Përveç përvojës praktike, ata do të përfitojnë nga mentorimi i drejtpërdrejtë me ekspertë të teknologjisë, liderë inovacioni dhe zhvillues software-i.

    Për më shumë informacion mbi këtë projekt dhe për të kontribuar në realizimin e tij, qytetarët mund të vizitojnë platformën zyrtare të dhurimeve: https://smile.al/actions/fuqizimi-i-lidereve-te-ardhshem-te-teknologjise-nga-korca

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    instruktore Kanada SHBA
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    July 25, 2025

    Zjarri rrezikoi shtëpitë në Proptisht, ja veprimi i banorëve

    July 25, 2025
    TE FUNDIT

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    July 25, 2025

    Zjarri rrezikoi shtëpitë në Proptisht, ja veprimi i banorëve

    July 25, 2025
    EKSKLUZIVE

    Korçë/ U martua dhe solli në jetë një fëmijë me 13-vjeçaren rome, kërkohet rikualifikim akuze për Dritson Kurtin. E mitura: Lirojeni, nuk ka kush na ushqejë!

    Hermes Shkulaku largohet nga ekipi i Pogradecit

    Arrestim në Kapshticë- Ja përse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.