Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Fund statusit të “qytetit tranzit”: Pogradeci hyn në paketat turistike të Shqipërisë
    Vendi

    Fund statusit të “qytetit tranzit”: Pogradeci hyn në paketat turistike të Shqipërisë

    October 19, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prej vitesh, agjencitë më të mëdha turistike në vend e kanë trajtuar Pogradecin si qytet tranzit, ndërsa shumë rrallë e kanë përfshirë në paketat e tyre disa ditore.
    Për të ndryshuar këtë realitet, në qytetin liqenor u zhvillua një takim mes Unionit Turistik Shqiptar, përfaqësuesve të agjencive turistike dhe Bashkisë së Pogradecit, ku u kërkua që qyteti të zërë më në fund vendin që meriton në ofertat kombëtare të turizmit.

    Drejtuesit e agjencive pranuan se Pogradeci është anashkaluar ndër vite, por theksuan se do të ndërmarrin të gjitha hapat për ta përfshirë në paketat disa ditore duke nisur nga viti 2026.

    Your browser does not support the video tag.

    Agjencitë turistike e pranojnë se Pogradeci ka qenë për vite me radhë jashtë itinerareve të tyre kryesore.
    Besnik Vathi thotë se kjo do të ndryshojë dhe se që nga viti 2026 qyteti do të përfshihet në paketat disa ditore për turistët vendas dhe të huaj.

    Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, tha se objektivi afatmesëm është që në vitin 2027 të shfrytëzohet aeroporti i Ohrit për të sjellë turistë të organizuar me charter, duke e kthyer Pogradecin dhe gjithë rajonin në një qendër të qëndrueshme turizmi.

    Rrahman Kasa thekson se rajoni i Ohrit dhe Pogradecit ka potencial për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm ballkanik.
    Ai paralajmëron se nga viti 2027 pritet të nisin fluturimet charter që do të sjellin turistë të organizuar drejt Pogradecit.

    Nga ana tjetër, Kujtim Dervishi nga Unioni i Bujtinave dhe Restoranteve Shqiptare theksoi se Pogradeci i ka të gjitha mundësitë akomoduese dhe gastronomike për të pritur turistë në qëndrime disa ditore, por ka munguar vëmendja e qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit për zhvillimin e këtij potenciali.

    Dervishi vlerëson potencialin që ofrojnë bujtinat dhe restorantet lokale për një turizëm të qëndrueshëm.
    Sipas tij, problemi kryesor ka qenë mungesa e mbështetjes institucionale dhe investimeve në këtë sektor.

    Ndërsa kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, nënvizoi se bashkia do të mbështesë çdo nismë që nxit turizmin e qëndrueshëm dhe do të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë për të garantuar rritjen e netqëndrimeve të turistëve në qytet.

    Xhakolli shprehet se bashkia është e vendosur të kthejë Pogradecin në një destinacion të plotë pushimesh.
    Ai shton se bashkëpunimi me agjencitë dhe bizneset lokale do të jetë çelësi për zhvillimin e turizmit disa ditor

    Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-gusht 2025, në hotelet e Pogradecit janë akomoduar 95.528 persona, prej të cilëve 18.314 turistë të huaj, rreth 6 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    TE FUNDIT

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rigels Kaso nga Bilishti humbi jetën pas një konflikti në rrjetet sociale/ Çfarë zbuloi prokuroria

    Korçë – Ndërron jetë turisti grek në hotel

    Fitore e pastër për vajzat e Pogradecit në Superligë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.