Gjatë 24 orëve të fundit, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit. Policia kufitare punon me kapacitet të plotë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur radhët e gjata të automjeteve dhe udhëtarëve.
Në Kapshticë, gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 6 242 shtetas, ndërsa kanë dalë 3 557 të tjerë.
Ndërkohë, në Qafë Thanë janë regjistruar 5 248 hyrje dhe 5 073 dalje shtetasish.
Autoritetet kufitare u bëjnë apel udhëtarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre, sidomos në oraret e pikut, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika hyrëse e dalëse të rëndësishme të vendit ne kete perjudh turistike ku dhe levizjet jane me te shumta ne dy pikat kryesore doganore te juglindjes se vendit.




