Jashtë kamerave, banorë dhe të afërm të Ilir Topçiut shprehen se ngjarja ka ndodhur para 3 ditësh
Të njëjtët persona tregojnë se kanë qenë 3 persona të cilët e kanë telefonuar Topçiun për të dalë jashtë banesës, duke e çuar në njërën prej banesave të tyre dhe aty e kanë dhunuar
Vetëm pas tre ditësh, Topçiu ka denoncuar rastin, duke bërë që policia e Devollit dhe forcat e drejtorisë vendore të angazhohen për mbledhjen e provave të kësaj ngjarjeje
Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje
Momentalisht, të tre shtetasit e dyshuar janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Korçës dhe pritet që policia ti arrestojë me iniciativë për akuzën e rrahjes
Banesa e Ilir Topçiut është e mbyllur, ai jeton vetëm me të ëmën ndërsa ka qenë në masën e sigurisë arrest ne shtëpi pasi është konstatuar duke drejtuar një mjet pa leje drejtimi
Pritet komunikata e policisë


