Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Entela Petro: një jetë mes librave dhe nxënësve
    Vendi

    Entela Petro: një jetë mes librave dhe nxënësve

    September 17, 2025Updated:September 17, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një mësuese e përkushtuar me 25 vite përvojë në arsim, e dashur dhe e respektuar nga të gjithë

    Entela Petro është një nga figurat më të përkushtuara të arsimit në qytetin e Korçës, me një karrierë 25-vjeçare që përfshin të gjitha nivelet e shkollimit: fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Përkushtimi i saj i pandërprerë, profesionalizmi dhe dashuria për nxënësit e kanë bërë të vlerësohet jo vetëm si mësuese e aftë, por edhe si njeri me shumë vlera.

    Your browser does not support the video tag.

    E lindur më 27 korrik 1978 në Korçë, ajo ndoqi arsimin fillor pranë ish-shkollës “7 Nëntori”, sot “Sevasti Qiriazi”, ndërsa arsimin 8-vjeçar në shkollën “Sotir Gura”. Studimet e mesme i përfundoi në vitin 1996 në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”. Pas kësaj, Entela Petro vijoi studimet në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, duke u diplomuar në dy degë të mësuesisë: Arsim i Ciklit të Ulët (1996–2000) dhe Gjuhë-Letërsi (2005–2009), ku përfundoi ciklin Bachelor dhe Master Profesional. Aktualisht, ajo është studente në vitin e dytë të Masterit Shkencor në Gjuhësi në të njëjtin universitet.

    Gjatë karrierës së saj, Petro ka punuar 7 vite në arsimin fillor, 10 vite në arsimin e mesëm të ulët dhe 8 vite në arsimin e mesëm të lartë. Ndërkohë, nga viti 2010 deri në vitin 2015, ajo mbajti edhe postin e zëvendësdrejtoreshës për arsimin e mesëm të lartë në shkollën 9-vjeçare “Agimi” në Maliq. Gjatë gjithë këtyre viteve, është trajnuar vazhdimisht për të qenë në hap me ndryshimet dhe zhvillimet e reja në fushën e arsimit.

    Ajo që e veçon Entela Petron nuk është vetëm përvoja e gjatë dhe formimi i plotë akademik, por mbi të gjitha marrëdhënia e saj me nxënësit. E njohur për dashamirësinë, qasjen humane dhe kujdesin ndaj secilit nxënës, Petro është mësuesja që di të frymëzojë, të motivojë dhe të udhëheqë me shembull. Nxënësit e saj e respektojnë dhe e duan, ndërsa kolegët e shohin si një figurë të çmuar në komunitetin arsimor.

    Sot, Entela Petro jep mësim në gjimnazin me orientim gjuhësor “Faik Konica” në Korçë, duke vazhduar të japë kontribut të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e saj, ajo mbetet një nga mësueset më të vlerësuara në qytetin e Korçës dhe një model frymëzues për të gjithë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë dekretin, reagon me 1 fjali Presidenti Begaj!

    740 mijë euro për rikonstruksionin e shkollës Sotir Gura, tenderin e fiton GLAVENICA

    Vatër zjarri është shfaqur mbi fshatin Leminot të Bashkisë së Maliqit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.