Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Elena Bego largohet nga Skënderbeu pas një dekade suksesi: “Çdo moment kuq e bardhë kishte emocione të papërshkrueshme”
    Vendi

    Elena Bego largohet nga Skënderbeu pas një dekade suksesi: “Çdo moment kuq e bardhë kishte emocione të papërshkrueshme”

    June 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kapitenia dhe një nga figurat më të spikatura të skuadrës së volejbollit të femrave të Skënderbeut, Elena Bego, ka njoftuar largimin e saj nga klubi pas shumë vitesh karrierë dhe arritjesh të jashtëzakonshme me ngjyrat kuq e bardha.

    Përmes një postimi emocional, Bego shprehu mirënjohjen e thellë për çdo moment të kaluar me ekipin korçar, duke theksuar se ndonëse ka qenë rrugë jo gjithmonë e lehtë, ajo nuk e ka lënë asnjëherë klubin në baltë. “Mbase është shumë e vështirë të shpjegosh me fjalë ndjesinë që po largohem nga ty pas kaq shumë vitesh që kemi kaluar bashkë. Vite të bukura, momente të vështira, shpeshherë mjaft dhe trishtuese, por asnjëherë unë nuk të lashë në baltë,” shkruan Bego.

    Your browser does not support the video tag.

    Elena Bego ka qenë pjesë kyçe në rikthimin e lavdisë së Skënderbeut në volejbollin shqiptar, duke kontribuar në fitimin e 10 trofeve dhe shumë medaljeve të tjera. Ajo falënderoi drejtuesit, trajnerët, punonjësit e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozët, duke theksuar se të gjithë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e saj sportiv.

    “Çdo moment kuq e bardhë për mua kishte emocione aq të papërshkrueshme. Do kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe jetën time,” shkruan ndër të tjera volejbollistja, që i jep fund kështu një epoke të lavdishme me fanellën e Skënderbeut.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Elena Bego Skënderbeu Volejboll
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

    “Katedraja”, një muzikal i fuqishëm në skenën e Teatrit të Korçës

    Qafë Thanë/Genti Gazheli kërkon rritje të perfonrancës doganore

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.