Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor

    August 18, 2026

    Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Qytetarët në dëgjesë: Cenohen identiteti dhe shërbimet

    August 18, 2026

    Hajdi Xhengo vazhdon me Skënderbeun, talentja 16-vjeçare rinovon aventurën

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor
    Vendi

    Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor

    August 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Eduard Zaloshnja

    PS-ja ka propozuar që Shqipëria të ketë 46 bashki, nga 61 që janë sot. PD-ja ka propozuar që të jenë 100 rrumbullak (mesatarisht 1 për çdo 280 kilometra katrorë, në një vend ku rreth 80% e sipërfaqes është kodrinore-malore, fare rrallë e banuar).
    Deri në nëntor, kur Presidenti i Republikës të shpallë zgjedhjet bashkiake sipas detyrimit kushtetues, gjasat janë që harta e re e bashkive të jetë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Mund të mos miratohen 46 bashki (sa ç’i ka parashikuar paraprakisht PS-ja), por as 100 (sa ç’i ka propozuar PD-ja). Sidoqoftë, rëndësi ka që zgjedhjet bashkiake do të zhvillohen sipas hartës së re territoriale.
    Dhe pas zgjedhjeve bashkiake, do të fillojë procesi i vështirë i përcaktimit të rajoneve dhe i funksioneve të tyre. Dhe aty duhet të mbahet mirë parasysh kriteri gjeografik dhe ekonomik!
    Teksa bashkitë aktuale janë praktikisht ndërmarrje komunale, rajonet mund të luajnë një rol të rëndësishëm zhvëllimor. Me buxhete dhe burime njerzore të mjaftueshme, ato mund të bëhen motorë të zhvillimit ekonomik. Dhe për ndarjen e rajoneve, kriteri kryesor duhet të jetë gjeografik, për vetë relievin e thyer të Shqipërisë, si dhe ai ekonomik.
    Kështu nga Miloti deri në Vermosh, vlen të krijohet Rajoni Veriperëndimor, me qendër Shkodrën.
    Nga Rubiku deri në Morinë, vlen të krijohet Rajoni Verilindor, me qendër Kukësin.
    Nga Tuneli i Murrizit deri në Kalanë e Dodës, vlen të krijohet Rajoni Lindor, me qendër Peshkopinë.
    Nga Rrogozhina deri në Kapshticë, vlen të krijohet Rajoni Juglindor, me qendër Pogradecin.
    Në krahun tjetër, nga Rrogozhina deri në Qafë-Botë, vlen të krijohet Rajoni Jugperëndimor, me qendër Vlorën. (Qarku aktual i Beratit mund të bëhet ose rajon më vete, ose t’i bashkëngjitet rajonit Jugperëndimor).
    Nga Ballshi deri në Kakavijë, vlen të krijohet Rajoni Jugqendror, me qendër Gjirokastrën.
    Rajoni Qendror, më i rëndësishmi, kuptohet që duhet të ketë Tiranën në mes. Dhe ai mund të përfshijë territorin që kufizohet nga Miloti në veri, Rrogozhina në jug, Mali me Gropa në lindje, dhe Deti Adriatik në perëndim.
    Që vlera gjeografike e rajoneve të mësipërme të përkthehet në zhvillim ekonomik për banorët e tyre, duhet që drejtuesit të zgjidhen drejtpërdrejt nga banorët, dhe që rajonet të kenë buxhete relativisht të pavarura nga buxheti qendror.
    Sikur ndarja e rajoneve të realizohet deri në zgjedhjet e 2029-ës, mund të kemi njëkohësisht edhe zgjedhje parlamentare, edhe rajonale. Ka gjithmonë një herë të parë…

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Qytetarët në dëgjesë: Cenohen identiteti dhe shërbimet

    August 18, 2026

    Gëzim Topçiu flet për shkrirjen e Bashkisë Maliq: “Nuk është kaq e thjeshtë”

    August 18, 2026

    Korça, më shumë vdekje se lindje: Qarku përballet me tkurrje demografike

    August 18, 2026

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026
    TE FUNDIT

    Eduard Zaloshnja: Pogradeci të jetë qendër e Rajonit Juglindor

    August 18, 2026

    Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Qytetarët në dëgjesë: Cenohen identiteti dhe shërbimet

    August 18, 2026

    Hajdi Xhengo vazhdon me Skënderbeun, talentja 16-vjeçare rinovon aventurën

    August 18, 2026

    Gëzim Topçiu flet për shkrirjen e Bashkisë Maliq: “Nuk është kaq e thjeshtë”

    August 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Fluks i lartë në kufi, mbi 22 mijë hyrje-dalje në Kapshticë dhe Qafë Thanë gjatë 24 orëve

    “Pse duhet të vishen si lypsa?”/ Murrizi tregon me emra deputetët milionerë të PD dhe iu zbulon pasuritë: Vila në bregdet e makina 500 mijë euro

    LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë Shpat Kasapi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.