Skënderbeu U19 arriti një barazim 1-1 ndaj Aston Vilës në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, e vlefshme për UEFA Youth League.
Pas përfundimit të takimit, klubi anglez ka njoftuar se do të raportojë Skënderbeun në UEFA. Sipas Aston Vilës, gjatë ndeshjes janë dëgjuar thirrje raciste nga një sektor i tifozëve korçarë ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre. Në njoftimin zyrtar, klubi anglez thekson se nuk pranon asnjë formë të tillë sjelljeje.
“Aston Vila do të raportojë KF Skënderbeun për abuzime raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, anglezët shtuan se dënojnë në mënyrën më të fortë çdo formë diskriminimi. Deri më tani, nga ana e klubit korçar nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me këtë akuzë.




