Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës ka qenë sot në Korçë, në një takim me përgjegjësat e stacioneve juglindore, ku është vënë theksi tek problematikat që sot hasen zjarrfikësit deri tek punët e munguara të bashkive përkatëse, lidhur me rrugët malore
Për mediat, Arben Cara eshte shprehur disa prej bashkive kanë lehtësuar punën e shërbimit zjarrfikës me hapjen e rrugëve të dherit, ndërsa ka e nga ato bashki të cilat ende nuk kanë kryer investimet e nevojshme
Arben Cara
“Nuk eshte pa pamjaftueshmëri e mjeteve por rrugët malore. Kemi kërkuar e po e kërkojmë të zbatojnë ligjin, e detyron kryetarin e bashkisë të hapë rrugë kalimi për zjarrfikëse dhe marrë masa që këto situatë të menaxhohen. Ka patur reagime nga ana e kryetarëve të bashkive, ka e bashki që buxhetin e kanë të pamjaftueshem. Investimet kanë qenë hap pas hapi.”
Për drejtorin e përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës shteti shqiptar ka kapacitetet e duhura ajrore për të përballuar situatën me zjarret, ndërsa i pyetur për vjetërsinë e mjeteve zjarrfikese në juglindje, ai është shprehur se e rëndësishme është funksionaliteti i tyre dhe jo viti i prodhimit
Arben Cara
“Nuk ka ndërhyrje me vonesë nga ajri, ka ndërhyrje me vlerësim. Situatat vlerësohen me risk, në çdo rast ndërhyrja me mjetet nga ajrit ka qenë sipas rastit. Në çdo rast avionët kanë ardhur në ndihmë. Është vënë në lëvizje dhe mekanizmi europian, është normale të punojmë me ndihmë. Mjetet e këtyre viteve kërkojnë rinovim, por janë në gjendje pune. Janë gjithë mjetet në punë, ashtu në Amerikë, Çeki, kam parë që këto mjete mjafton të jenë në gjendje pune, veshje dhe pajisje kanë. Mbase nuk janë veshje të reja por janë të pajisur ”
Nga ana tjetër, zjarrfikësit e bashkisë së Korçës kanë kërkuar shpërblimin e orëve shtesë, të cilat ende nuk i kanë marrë