Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça i ka dhënë lamtumirën aktorit të njohur të teatrit dhe filmit, Zhani Ziçishti i ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare

    February 26, 2026

    Qarku Korçë: Arrestime për aksident, dhunë në familje dhe përndjekje – Procedim për kalim të paligjshëm të kufirit

    February 26, 2026

    Dr. Petrit Leka: Kur Mjekësia dhe Feja punojnë për mirëqenien e njeriut

    February 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dr. Petrit Leka: Kur Mjekësia dhe Feja punojnë për mirëqenien e njeriut
    Vendi

    Dr. Petrit Leka: Kur Mjekësia dhe Feja punojnë për mirëqenien e njeriut

    February 26, 2026Updated:February 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në mesin e shumë figurave të mjekësisë që ka Pogradeci, nga ata që spikasin jo vetëm për profesionalizmin, ndikimin e tyre në komunitet dhe angazhimin edukativ është Dr. Petrit Leka. Mjek onkolog dhe patolog që ka ndërtuar një model të mjekut modern, ku trajtimi i sëmundjes shoqërohet me edukimin, mbështetjen morale dhe ndërgjegjësimin shëndetësor të pacientëve dhe qytetarëve.

    Me përvojë të gjatë në trajtimin e sëmundjeve tumorale dhe kujdesin paliativ, Dr. Leka kujdeset që çdo pacient të marrë trajtim profesional dhe mbështetje njerëzore.

    Your browser does not support the video tag.

    Por roli i doktorit shkon përtej mureve të klinikës.
    Ai është një edukator i angazhuar publikisht, duke marrë pjesë në seminare, konferenca dhe video informuese, ku jep këshilla mbi shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e stresit.

    Prezenca e tij në rrjetet sociale dhe platforma si YouTube e bën të mundur që këto informacione të arrijnë tek një publik më i gjerë, duke rritur ndërgjegjësimin shëndetësor në komunitet.

    Një dimension tjetër i veçantë i aktivitetit të tij është angazhimi fetar. Si mysliman i devotshëm, Dr. Leka merr pjesë herë pas here në komunitet, seminare e kumtesa, duke lidhur mrekullitë e Islamit dhe mjekësinë.

    Ai beson se edukimi mbi shëndetin dhe kujdesi për trupin janë të pandashëm nga vlerat morale dhe fetare, duke ofruar kështu një qasje unike dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët.

    Profesioni i mjekut, sipas Dr. Lekës, nuk përfshin vetëm trajtimin e sëmundjes, por edhe edukimin, mbështetjen morale dhe ndërgjegjësimin shëndetësor.

    Me kombinimin e njohurive të avancuara mjekësore, angazhimit në edukim dhe përkushtimit fetar, Dr. Petrit Leka është një figurë që lë gjurmë në shëndetin dhe jetën e komunitetit të Pogradecit.

    ●shkroi Artin Halili

    #bufiurtë #profil #mjekësi #petritleka #artinhalili

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korça i ka dhënë lamtumirën aktorit të njohur të teatrit dhe filmit, Zhani Ziçishti i ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare

    February 26, 2026

    Qarku Korçë: Arrestime për aksident, dhunë në familje dhe përndjekje – Procedim për kalim të paligjshëm të kufirit

    February 26, 2026

    Sigal Pension, bilancet e sukseseve të 20-vjetorit. Ceo i Sigal: Fondi do të jetojë më shumë se 100 e 200 vjet

    February 26, 2026

    Emri – “Më jep 4000 euro ose të nxora fotot”, arrestohet korçari

    February 26, 2026
    TE FUNDIT

    Korça i ka dhënë lamtumirën aktorit të njohur të teatrit dhe filmit, Zhani Ziçishti i ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare

    February 26, 2026

    Qarku Korçë: Arrestime për aksident, dhunë në familje dhe përndjekje – Procedim për kalim të paligjshëm të kufirit

    February 26, 2026

    Dr. Petrit Leka: Kur Mjekësia dhe Feja punojnë për mirëqenien e njeriut

    February 26, 2026

    Sigal Pension, bilancet e sukseseve të 20-vjetorit. Ceo i Sigal: Fondi do të jetojë më shumë se 100 e 200 vjet

    February 26, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dr. Erion Thëngjilli/Figura që bashkon profesionin dhe angazhimin qytetar

    Arrestohet hajduti 31 vjeçar nga Maliqi, reagon policia

    “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”, Mahmutaj për plagosjen e 21 janarit: Më tradhtuan në spital

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.