Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dominim total, Skënderbeu bind ndaj Besës. Korçarët fitojnë me përmbysje
    Vendi

    Dominim total, Skënderbeu bind ndaj Besës. Korçarët fitojnë me përmbysje

    August 3, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skënderbeu triumfoi 3-1 ndaj Besës, në miqësoren e zhvilluar në Korçë. Dy ekipet që do të jenë rivale në Kategorinë e Parë, sfiduan njëra-tjetrën në prag të nisjes së kampionatit.

    Besa ishte e para që konkretizoi një prej aksioneve në zonën kundërshtare. Në minutën e 20-të, pas një lëvizjeje të shpejtë në krahun e djathtë, Chinedu përfitoi nga një pakujdesi në prapavijën korçare dhe me një goditje të saktë e çoi topin në rrjetë, duke kaluar kavajasit në avantazh.

    Tona

    Pavarësisht golit të pësuar, Skënderbeu nuk ndryshoi qasjen ndaj ndeshjes. Skuadra korçare dominoi në zotërimin e topit dhe në ndërtimin e aksioneve, por në pjesën e parë nuk arriti të finalizojë përpjekjet në mënyrë efikase. Përveç disa tentativave nga distanca dhe disa ndërhyrjeve të sakta nga portieri i Besës, fraksioni i parë përfundoi me rezultatin minimal 1-0 për skuadrën nga Kavaja.

    Në pjesën e dytë, Skënderbeu ndryshoi ritmin dhe qasjen, duke rritur intensitetin dhe presionin në zonën kundërshtare. Puna e bërë në qarkullimin e topit dha rezultat në minutën e 53-të, kur Ukiçi realizoi një gol të bukur nga jashtë zone. Goditja e tij precize nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

    Pas golit të barazimit, Skënderbeu nuk u ndal së kërkuari përmbysjen. Loja u zhvendos kryesisht në gjysmëfushën e Besës, ndërkohë që trajnerët e të dy skuadrave kryen disa ndërrime për të testuar elementë të ndryshëm në fushë. Avantazhi për korçarët erdhi pas një aksioni të mirëorganizuar nga krahu i majtë. Zenullari dha një krosim të saktë në zonë dhe Tayo u ngjit më lart se të gjithë, duke goditur me kokë për golin e dytë të vendasve. Me këtë realizim, Skënderbeu përmbysi gjithçka dhe mori avantazhin.

    Besa dhe Skënderbeu goditën nga një herë shtyllën, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin. Në fund kishte vend edhe për një gol të shënuar nga Gjini, i cili vulosi shifrat në 3-1.

    Skënderbeu e riktheu disi besimin pas humbjes 4-0 që pësoi disa ditë më parë përballë Strugës.

    Si Skënderbeu ashtu edhe Besa, kanë si objektiv ngjitjen në Superiore, dhe për këtë arsye çdo minutë loje dhe çdo test i këtij lloji konsiderohet me peshë të veçantë në përgatitjen për sezonin që pritet të jetë i gjatë dhe i luftuar deri në fund.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Besës fiton Skënderbeu
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestohet 20 vjeçari në Korçë – deklarata e ditës nga policia

    ZYRTARE / Stela Agolli i bashkohet Pogradecit – Përforcim i rëndësishëm në pozicionin 4 për sezonin 2025-2026

    Skënder Minxhozi: Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.