Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Disa rreshta për një falënderim – nga Romina Kuko
    Vendi

    Disa rreshta për një falënderim – nga Romina Kuko

    June 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Sot për mua është epilogu i një kapitulli të rëndësishëm 6-vjeçar në Keshillin Bashkiak të Tiranës, parlamentit të kryeqytetit dhe nisja e një tjetër kapitulli.

    Është një çast reflektimi, me besim të plotë se ajo që kemi ndërtuar bashkë me kolegët në këtë sallë ka lënë gjurmë.

    Your browser does not support the video tag.

    I uroj punë të mbarë e me krahë të lehtë Megit në këtë detyrë sa sfiduese aq edhe transformuese. I uroj gjithashtu shumë suksese Endritit.

    Kjo sallë, vendimet që kemi marrë kanë qenë dhe janë realiteti i qytetarëve tanë, përditshmëria e tyre, një përgjegjësi që nuk e kam mbajtur asnjë ditë lehtë. Çdo herë që kemi ngritur dorën për të votuar, e kam ndier peshën e këtij besimi.

    Nuk ishte rrugë e lehtë. Sfida kishte çdo herë. Shpesh edhe përplasjet ishin të ashpra, mes ideve, bindjeve, qasjeve.

    Por ajo që më bën krenare e duhet të na bëjë krenarë, është se kurrë nuk jemi ndarë përballë përgjegjësisë.

    Ne kemi qenë të ndryshëm, por jo të përçarë në besnikërinë ndaj qytetarëve.

    Pavarësisht ngjyrës politike, dua të besoj se të gjithë, pa përjashtim, kemi qëndruar në të njëjtën anë: në anën e qytetarëve.

    Dhe kjo është forca e një demokracie të shëndetshme. Jo që të mos ketë dallime, por të ketë bashkëpunim, pjekuri dhe respekt për shërbimin publik.

    Kam qenë me fat që isha e rrethuar nga këshilltare e këshilltarë të ndershëm, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm.

    Jam e bindur që rrugët tona nuk ndahen këtu. Me shumë prej jush do të shihem, punoj, konsultohem apo debatoj shëndetshëm sërish në të ardhmen.

    Jam e bindur që ju do të vazhdoni të jepni më të mirën tuaj.
    Sepse njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmë, por për përkujdesje.
    Nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për veprime e vendime që përmirësojnë jetën e tyre.
    Nuk kanë nevojë për ndasi, por për njerëz që ndërtojnë ura drejt progresit

    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

    Faleminderit që më besuat të jem e vlerësuar mes të barabartëve

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Romina Kuko
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Operacionet policore në qarkun Korçë: 1 i ndaluar dhe disa të proceduar penalisht

    AMIE URON KREUN E RI TË SPAK-UT

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe një rast vdekjeje natyrale gjatë 24 orëve të fundit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.