Në fshatin Braçanj të Devollit, fermeri Edmond Tarelli po konsiderohet si një shembull suksesi në bujqësi, veçanërisht në fushën e frutikulturës. Me përkushtim dhe punë të palodhur, ai ka kultivuar 600 rrënjë mollë të varietetit “Fuji”, duke arritur një prodhim mbresëlënës prej 150 kuintalësh.
Mollët e cilësisë së lartë kanë gjetur menjëherë treg, duke u shitur brenda ditës me një çmim të arsyeshëm për fermerin dhe blerësit.
“Vitin që vjen synoj një prodhim edhe më të mbarë dhe më cilësor,” shprehet Tarelli, që me shembullin e tij dëshmon se puna dhe kujdesi në tokë japin gjithmonë fryte.


