Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » BUXHETI I 2026-ËS HARRON BUJQËSINË
    Vendi

    BUXHETI I 2026-ËS HARRON BUJQËSINË

    December 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Plot 81 vota pro dhe vetëm 16 kundër kanë miratuar buxhetin për vitin 2026. Të paktën 12 institucione marrin shtesë, ku 8.8 miliardë euro do të jenë në dispozicion për t’u shpenzuar për shërbime shëndetësore, në ndihmë të familjeve në nevojë, arsim, paga, transport rrugor, drejtësi e siguri. Shtesa nga buxheti i shtetit shkon edhe për detyrimet ndaj NATO-s.  Skema e pensioneve është parashikuar të financohet me 100 milionë euro, por edhe rimbursimi i medikamenteve do njohë një shtesë që arrin shumën e 135 milionë eurove. Duke nisur nga data 1 janar paga minimale kalon nga 40 në 50 mijë lekë, përfshirë indeksimin me 2.5% të pagave të administratës publike, por në buxhetin e ri është parashikuar edhe financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.

    Krahas mbështetjes financiare janë bërë edhe parashikimet për rritjen e të ardhurave në vlerën prej 8.2 miliardë euro nga 7.7 që janë aktualisht. Burimet e fitimit pritet të jenë kryesisht zhvillimi ekonomik, turizmi dhe mirëadministrimi, por një rrezik potencial është rritja e borxhit i cili pritet të shkojë 14.9 miliardë, nga 14.2 që është aktualisht. Shifra e pretenduar për rritjen ekonomike është parashikuar të jetë 4% duke u mbështetur te ecuria e fushës së turizmit dhe ndërtimi. Sa i përket shpërndarjes së fondeve, e favorizuar është Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të cilën është caktuar shuma prej afro 853 milionë eurove, përfshirë pagat e personelit dhe investimet në sektorë të ndryshëm. Në fokus është sërish ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me një buxhet prej 800 milionë eurosh, për investimet në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.

    Your browser does not support the video tag.

    Arsimi e Mbrojtja janë lënë për në fund. Vetëm 680 milionë euro janë caktuar për Arsimin, të cilat do ndahen për paga dhe investime. Panorama është e njëjtë edhe për Mbrojtjen, ku janë parashikuar rreth 610 milionë euro dhe shuma ndahet mes forcave të luftimit dhe detyrimet që vendi jonë ka ndaj NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së. Duket se buxheti nuk është treguar dorëlëshuar me ministrinë e Ekonomisë që mbulon pensionet ku në dispozicion ka vetëm 41.7 mld lekë dhe vlera vjen e ulet deri te Ministria e Brendshme e cila përfiton 35.7 mld lekë. Në hije është lënë Bujqësia, nga 16.2 mld lekë fonde, vetëm 7.6 miliardë lekë do të jenë në dispozicion të skemave për fermerët duke vështirësuar edhe më jetën e zonave rurale që jetojnë me bujqësi e blegtori dhe braktisja e vendit është edhe më e thellë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Prostitucion në Pogradec – policia bën kërdinë

    Vezët me salmonelë në Gramsh, kompania e bashkëshortes së deputetit të PS

    Tushemishti po përballet me mungesë pushuesish, operatorët turistikë: “Puna ka rënë”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.