Bulevard “Republika” rrezikon të humbasë statusin si qendër historike pasi KKRT ka miratuar lejen e ndërtimit për një ndërtesë 10 katshe
Në dokumentin që disponon Bufiurte.al thuhet qartë se është miratuar një leje ndërtimi objekt banimi 8 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë
Por çfarë do të shkaktonte një ndërtim i tillë? Në kushtet kur ky bulevard cilësohet si qendër historike dhe nuk lejohen ndërtimet mbi 3 kate, do të shkaktonte një precedent për lejimin e ndërtimeve të tjera masive çka rrjedhimisht do të humbiste statusi i mbrojtur
Nga ana tjetër është i paqartë pozicioni që mban Bashkia e Korçës në këtë situatë, pasi vendimi është “vulosur” nga vet kryeministri Rama dhe mundësitë që këshilli bashkiak i Korçës të kërkojë zhbërjen e një vendimi të tillë është minimal
Një tjetër status i humbur për Korçën në proces…