Bllokuan rrugën gjatë protestës së djeshme policia e Pogradecit çon në ndjekje penale 8 persona
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç, O. S., 41 vjeç, banues në fshatrat Dunicë dhe Trebinjë, pasi dje, gjatë zhvillimit të një proteste, në aksin rrugor “Qukës-Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve.




