Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve
    Vendi

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit.

    Tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

    Your browser does not support the video tag.

    “Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë njëri nga tregtarët.

    “Na ka ndikuar shumë, nuk ku shkon më keq se kaq. Nuk lëvizim fare as nga Gramshi, vetëm nga Përmeti-Tepelenë. Është rrugë shumë e gjatë. Kostoja është dyfish. Kjo ka ndikuar edhe në koston e produkteve që shesim. Rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Edhe produktet nuk janë të shumta në numër. Rruga zgjat vajtja-ardhje 12 orë. Trafik ka shumë sepse është vetëm rruga alternativa. Nëse kjo vijon do rrimë pa punë”, shprehet një tjetër.

    Më pas ndikimi është ndjerë edhe në sektorin e turizmit. Operatorët turistikë në Korçë dhe Pogradec raportojnë anulime rezervimesh në hotele dhe bujtina, ndërsa restorantet flasin për rënie të ndjeshme të xhiros ditore. Sipas tyre, pasiguria në qarkullim dhe zgjatja e kohës së udhëtimit nga zona e Gramshit kanë bërë që shumë vizitorë të anulojnë udhëtimet, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e këtij sezoni turistik.

    “70 përqind e rezervimeve janë anuluar, njëjtë edhe në restorant. Ka pasur rënie të të ardhurave këto ditë. Duhet të rregullohen rrugët, është e treta herë këtë sezon që përsëritet”, shprehet një prej tyre.

    Sipërmarrësit shpjegojnë se nëse situata vijon me të njëjtin ritëm, rënia e të ardhurave mund të çojë deri në mbylljen e një pjese të bizneseve. Sipas tyre, kostot janë tashmë shumë të larta dhe, në kushtet e vonesave në furnizime dhe rritjes së shpenzimeve të transportit, bëhen të papërballueshme

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026

    Kur do hapet aksi Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Nuk e dimë!

    February 24, 2026

    U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

    February 23, 2026
    TE FUNDIT

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zjarri i Devollit hyn në tokën greke – kjo është situata

    Festa e birrës në Korçë, rezervohen 80% e kapaciteteve të hoteleve e bujtinave

    Mësuesi nga Korça ngacmonte vajzat e mitura, Prokuroria mbyll hetimet – ja për çfarë akuzohet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.