Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bilanci i ngjarjeve në qarkun Korçë gjatë 24 orëve të fundit
    Vendi

    Bilanci i ngjarjeve në qarkun Korçë gjatë 24 orëve të fundit

    December 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korçë – Procedime penale për narkotikë dhe dhunë

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. I., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

    Your browser does not support the video tag.

    Po në Korçë, shërbimet e Komisariatit referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. H., 52 vjeç, i dyshuar për goditje të një 57-vjeçari, për motive të dobëta.

    Ndërkohë, në lagjen nr. 17, më datë 08.12.2025, është konstatuar e pajetë në banesë shtetasja B. M., 70 vjeçe, dyshohet për shkaqe natyrale.

    Pogradec – Procedime për dhunë, goditje dhe baste

    Shërbimet e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

    • E. Xh., 51 vjeç, për dhunë fizike ndaj motrës, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
    • F. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Gurras, i dyshuar se ka goditur me pëllëmbë një të mitur, për motive të dobëta;
    • Një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij në një lokal u gjetën faqe të përdorura për baste sportive.

    Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. T., 46 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Devoll – Vjedhje dhe aksident me pasojë vdekjen

    Në Devoll, më datë 07.12.2025, shtetasi A. A., 52 vjeç, ka kallëzuar vjedhjen e një shume parash në banesën e tij, në fshatin Poloskë. Po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

    Ndërkohë, rreth orës 11:45, në aksin “Korçë–Devoll”, te kryqëzimi i Progrit, drejtuesi i mjetit H. K. ka përplasur këmbësorin H. R., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Informacion paraprak – Fëmijë i aksidentuar në institucion parashkollor

    Rreth orës 10:15, në Korçë, një fëmijë 2 vjeç është dërguar në spital, pasi dyshohet se është rrëzuar në kopshtin ku qëndronte. Ngjarja po hetohet për të përcaktuar rrethanat.

    Materialet procedurale

    Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Një mjet “Nissan” eshte përfshirë nga flakët në unazën veriore të qytetit të Korçës

    Zbulohet një lokal në lagjen nr. 16, i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

    Jashtë etheve të garës, Gledis Nano shihet si rrallëherë në publik me dashurinë e jetës (FOTO)

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.