Banorët e fshatit Denas në Opar të Korçës kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas tyre, prej një jave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ata kanë ngelur të izoluar dhe pa patur kontakte me fshatrat e tjera
Gjithnjë sipas banorëve të fshatit Denas, ata prej vitesh nuk kanë urë që të lidhen me fshatrat e tjerë dhe e vetmja mënyrë kalimi ka qënë një rrugë e improvizuar mbi lumë, por tanimë, as kjo mënyrë nuk është e mundur




