Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen! U mbajt për një orë në komisariat dhe… (DOKUMENTI)
    Vendi

    Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen! U mbajt për një orë në komisariat dhe… (DOKUMENTI)

    November 24, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

    Tona

    Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme të këtij shteti.

    Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

     

    12121212

    Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:
    1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.
    2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme, për shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

    Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.
    Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

    Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

    Gazetari Hoxha përveç se ka denoncuar publikisht aktivitetin e Bejlerit në “Masakrën e Peshkepisë” në vitin 1994, ku mbetën të vrarë dy Dëshmorë të Atdheut, është përballur dhe në procese gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës gjatë vitit 2023-2024. Ndër të tjera, gazetari Hoxha e ka denoncuar aktivitetin e Bejlerit, në dëm të interesave shqiptare dhe në artikuj investigativ në median greke gjatë fushatës për zgjedhjet e parlamentit europian.

    14141414

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026

    Korçë | Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

    February 9, 2026
    TE FUNDIT

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026

    Korçë | Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

    February 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë – Ndërron jetë turisti grek në hotel

    Policia e Korçës: Procedime për Kanosje, Konflikte Familjare dhe Drejtim Automjeti pa Leje

    Bashkia e Korçës jep 57 milion lek për dekorin e fundvitit, ja kush fitoi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.