Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arkivi i pahapur i Guri Kotit, një pasuri e humbur e Korçës
    Vendi

    Arkivi i pahapur i Guri Kotit, një pasuri e humbur e Korçës

    December 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Guri Koti ka qenë një nga fotografët më të njohur të qytetit të Korçës, por sot, pas shumë vitesh, punët e tij nuk i shohim më askund. Emri i tij është lidhur ngushtë me peizazhet e mrekullueshme të Korçës, të kapura përmes lenteve të aparatit të tij

    Fotografitë e tij nuk ishin vetëm pamje të bukura, ato pasqyronin gjithashtu personalitetet dhe ngjarjet e kohës. Vajza e tij Mimoza Koti shprehet se babai ishte pasion të fotografonte gjithçka.

    Your browser does not support the video tag.

    “Kishte pasion të jashtëzakonshëm dhe fotografonte çdo gjë. Pandi Raidhi, Koco Qëndro, Dhimitra Mele, është një portret i gruas së Themistokli Gërmenjit, në detaje ka fotografuar oborret, shtëpitë. Lulet e pemëve, të mollës, qershive, dëborën e kishte përzemër”, tha ajo.

    Fotografitë e tij sot janë mbuluar nga pluhuri. Arkivi i pasur i Guri Kotit është i pahapur, dhe kjo pasuri e trashëguar ka mbetur e harruar.

    Pavarësisht pasionit të tij dhe kontributit të jashtëzakonshëm në fushën e fotografisë, ai ndërroi jetë në vitin 2006, dhe që atëherë, askush nuk u kujtua për të. Askush nuk u angazhua për të realizuar amanetin e tij për dixhitalizimin e fotove, duke humbur kështu një thesaret e vërteta të artit.

    “Fotografitë janë në dosje dhe është krijuar arkivi që gjatë gjithë kohës ishte gjallë e punonte. Ato thjeshte të dixhitalizohen, amaneti I babait ishin të bëhen fotografi, negativat duhet të bëheni fotografi. Jo nuk ka ardhur njeri,” shtoi Mimoza Koti.

    Vajza e tij kërkon që të kujtohet emri i tij dhe të vlerësohet puna e tij. Guri Koti, një emër që do të duhej të ishte një simbol i historisë së Korçës, ende mbetet i harruar nëpër raftet e arkivave dhe kalendarët e kohës.

    “Do desha te kujdeseshin, të bënin diçka të kohës, të bukur, që të dilte në pah puna e madhe, tërë jetën, që fëmijë e kishte pasion. Ishin dy fotografë kur babai ishte gjallë, Motrat Venetiku, që atëherë e me pas u dha mundësia. Fotografia atëherë ishte shumë e rrallë.

    Këtu janë Dhimitër Bellovoda, Tanci, Stavri Stiko, e të tjerë të rinj, Xhimi, Eliano, pasioni që kishte donte ta përkrahnin me tërë atë pasion të madh, mirëpo janë ca gjëra që… ” tha ajo.

    Fotografitë e Guri Kotit janë pasuri e qytetit të Korçës, të cilët meritojnë të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore që të gjithë ta njohin dhe ruajnë për brezat që do të vijnë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gjobiten tregtarët e tregut të shumicës në qytetin e Korçës, gjoba që kanë shkuar deri në 2 milion lek te vjetra

    Tjetër aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

    Bullgarët sjellin për herë të parë në Shqipëri misionin për riprodhim të asistuar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.