Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arben Taravari nga shkolla e parë shqipe në Korçë flet për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe debatin aty
    Vendi

    Arben Taravari nga shkolla e parë shqipe në Korçë flet për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe debatin aty

    August 8, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    “Për informacion, në Shqipëri prej vitit 1974, gjuha shqipe ka qenë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Socialiste të atëhershme. Pas pavarësimit të Maqedonisë në vitin 1991, gjuha shqipe është përdorur, por nuk ka qenë zyrtare apo gjuhë e barabartë me maqedonishten.

    Në bazë të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, pati disa ndryshime për përdorimin e gjuhës shqipe. Kështu, në territoret ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë, gjuha shqipe përdoret si gjuhë zyrtare.
    Ndryshimi i fundit ka qenë në vitin 2017, ku u vendos përdorimi më i gjerë i gjuhës shqipe, por fatkeqësisht zbatimi në praktikë nuk është në nivelin e duhur.
    Duhet theksuar se gjuha shqipe sot nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, ashtu siç ishte në Kushtetutën e vitit 1974, kur Maqedonia ishte republikë socialiste. Praktikisht, ajo mbetet e përcaktuar si gjuha e 20% të popullsisë, gjë që ne mendojmë se duhet të hiqet.

    Tona

    Praktikisht, duhet të kthehemi te ajo që ishte në kohën e Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni, ku gjuha zyrtare në Maqedoni ishte edhe gjuha shqipe, krahas gjuhës maqedonase. Në fakt, këto janë gjuhët e dy etnive që përbëjnë rreth 90% të popullsisë së Maqedonisë.
    Pajtohemi plotësisht që ka institucione të cilat duhet ta përdorin gjuhën shqipe, por shpesh e anashkalojnë, duke penguar zbatimin e saj. Ka edhe një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese që po shqyrtohet prej rreth 2-3 vitesh, dhe besoj se ajo do të marrë një vendim objektiv e racional.
    Sepse nëse do të kishte një vendim ndryshe, kjo nuk do të ishte e mirë për shoqërinë në përgjithësi. Në Maqedoni, tema e stabilitetit dhe destabilitetit lidhet kryesisht me dy popujt kryesorë – maqedonasit dhe shqiptarët. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kohezioni i brendshëm mes këtyre dy etnive të jetë i fortë, dhe shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë racional dhe, pa dyshim, kështu do të jetë.

    Absolutisht, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe lidhet edhe me stabilitetin e Maqedonisë. Dua të theksoj se në Maqedoni kemi ligje shumë të mira, por kemi moszbatim të tyre. Ligjet në letër ekzistojnë dhe janë shumë të avancuara, por kur vjen puna te institucionet, sidomos kur ka të bëjë me shqiptarët, këto ligje shpesh anashkalohen.
    Kjo ndodh pavarësisht se kush është drejtues – maqedonas, drejtor, ministër, zëvendësministër apo përgjegjës i një institucioni. Ky nuk është një standard i rregullt.
    Ekziston madje edhe një agjenci speciale që merret me përdorimin e gjuhës shqipe, dhe institucionet që nuk e zbatojnë duhet të ndëshkohen. Por, fatkeqësisht, kjo agjenci nuk funksionon siç duhet.”

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

    KATEGORIA E PARE/ Skënderbeu bën detyrën! Besa e Shpëtim Duros prek fundin, shkëlqen Ditmar Bicaj në debutim

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.