Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » ALO 116 111 alarmon: Media shkel të drejtat e fëmijës 12-vjeçare në rastin e Pogradecit
    Vendi

    ALO 116 111 alarmon: Media shkel të drejtat e fëmijës 12-vjeçare në rastin e Pogradecit

    January 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijë ALO 116 111 ka reaguar publikisht lidhur me trajtimin mediatik të rastit të një vajze 12-vjeçare nga Pogradeci, i transmetuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
    Në deklaratën zyrtare, ALO 116 111 shpreh shqetësim të thellë për intervistën e realizuar me gjyshin e të miturës, gjatë së cilës, sipas institucionit, janë bërë publike të dhëna sensitive, identifikuese dhe konfidenciale, në kundërshtim me standardet etike të gazetarisë dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe interesit më të lartë të fëmijës.
    Sipas ALO 116 111, ky trajtim mediatik ka shkelur Kodet Etike të Gazetarisë, ka ekspozuar në mënyrë të pajustifikuar një fëmijë në një situatë tejet të ndjeshme dhe ka rrezikuar përkeqësimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike të saj dhe familjes.
    Në deklaratë theksohet gjithashtu se familja ndodhet në gjendje shoku emocional, ndërsa gjyshi i të miturës nuk ka qenë në kushtet për të vlerësuar pasojat e një prononcimi publik, fakt që, sipas ALO 116 111, duhej të ishte marrë seriozisht në konsideratë nga gazetarët dhe stafi i emisionit. Mosrespektimi i kësaj situate cilësohet si mungesë e rëndë e përgjegjësisë profesionale.
    Në këtë kuadër, ALO 116 111 i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) që të shqyrtojë me urgjencë rastin dhe të marrë masa administrative dhe rregullatore ndaj shkeljeve të konstatuara. Paralelisht, institucioni i është drejtuar edhe Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, duke kërkuar një reagim institucional dhe riafirmim të detyrimit etik të gazetarëve për mbrojtjen e fëmijëve.
    “Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi, stigmatizimi dhe ri-traumatizimi mediatik nuk është vetëm çështje etike, por përgjegjësi ligjore dhe morale”, thuhet në deklaratë, ku kërkohet reagim i menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
    ALO 116 111 bën të ditur se do të vijojë të reagojë ndaj çdo rasti që cenon interesin më të lartë dhe të drejtat e fëmijëve.

    Your browser does not support the video tag.
    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Fermerët e Maliqit kërkojnë dëmshpërblim, ministri Salla premton mbështetje pas verifikimit të dëmeve

    Kontrabandë cigaresh në Kapshticë, ka arrestime

    Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.