Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar

    October 15, 2026

    Protesta në Korçë, të rinjtë bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë institucionet, shoqërohen dy persona

    October 15, 2026

    Korçë/ Studentët nuk i bashkohen bojkotit, mësimi vijon normalisht në Universitetin “Fan S. Noli”

    October 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën
    Vendi

    Këshilli Bashkiak i Maliqit mbyll mbledhjen pa vendim për shkrirjen me Korçën

    August 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Maliq – Me tensione dhe debate është shoqëruar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit, ku pritej të merrej një vendim lidhur me propozimin për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë.

    Këshilltarët e opozitës kërkuan votim unanim kundër ndryshimit të kufijve administrativë, ndërsa këshilltarët e mazhorancës kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me draftligjin dhe për të diskutuar përmbajtjen e tij. Në këto kushte, mbledhja u mbyll pa një vendimmarrje përfundimtare.

    Your browser does not support the video tag.

    Debatet vijuan edhe pas përfundimit të mbledhjes. Një prej qytetarëve të pranishëm u konfliktua fizikisht dhe shtyu kryetarin e Këshillit Bashkiak të Maliqit, Ornildi Demollari.

    Deputetët e opozitës, Ledina Alolli dhe Tedi Blushi, e cilësuan mbledhjen si të zhvilluar sipas një skenari dhe bënë thirrje për reagim qytetar kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Maliq.

    Ata ngritën pikëpyetje mbi qëndrimin e deputetëve socialistë dhe kërkuan që banorët e Maliqit të informohen dhe të dëgjohen përpara çdo vendimi.

    Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar dëgjesa publike në njësitë administrative të Bashkisë Maliq, ku, sipas diskutimeve të zhvilluara, shumica e qytetarëve janë shprehur kundër bashkimit me Bashkinë Korçë.

    Ndërkohë, përfaqësuesit socialistë të Bashkisë Maliq nuk kanë bërë ende publik një qëndrim përfundimtar lidhur me propozimin për ndryshimin e kufijve administrativë.

    Mbledhja e radhës pritet të përcaktojë nëse Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim zyrtar për këtë çështje.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar

    October 15, 2026

    Protesta në Korçë, të rinjtë bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë institucionet, shoqërohen dy persona

    October 15, 2026

    Korçë/ Studentët nuk i bashkohen bojkotit, mësimi vijon normalisht në Universitetin “Fan S. Noli”

    October 14, 2026

    Zbulohet historia e STUDENTIT HERO: Djali i gazetares së njohur, e pabesueshme çfarë i bëri pushteti babait të tij

    October 14, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    ZYRTARE/ Skënderbeu e shiti 200 mijë euro, sul muesi rikthehet pa deshirë te klubi i Superliges

    Qytetet më të “shkreta”; Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

    Lajm i fundit – Aksident me dy të plagosur në Pogradec

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.