Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » FESTA I BASHKON, RRUGA I LARGON/ Lavdari feston mes emigrantëve, por fshati numëron vetëm 20 familje
    Vendi

    FESTA I BASHKON, RRUGA I LARGON/ Lavdari feston mes emigrantëve, por fshati numëron vetëm 20 familje

    August 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Lavdari i Korçës, dikur një nga fshatrat më të mëdhenj të zonës, sot përballet me një realitet krejt tjetër. Nga rreth 480 shtëpi që dikur gumëzhinin nga jeta, sot kanë mbetur vetëm rreth 20 familje.

    Banorët dhe ish-banorët e fshatit thonë se mungesa e infrastrukturës, veçanërisht e rrugës, por edhe largësia nga qyteti, mungesa e shkollës dhe shërbimeve bazë, kanë ndikuar në largimin e familjeve ndër vite.

    Your browser does not support the video tag.

    Megjithatë, në mes të gushtit, Lavdari merr sërish jetë. Festa e fshatit mbledh emigrantët që kthehen nga Australia, Amerika dhe vende të tjera, për të takuar njerëzit e tyre dhe për të rikujtuar vendin ku kanë lindur e janë rritur.

    Por për shumë prej tyre, kthimi nuk mjafton. Ata kërkojnë investime në rrugën që lidh fshatin me zonën përreth, duke e parë atë si kushtin kryesor për rikthimin e banorëve dhe rindërtimin e shtëpive.

    “Lutemi Bashkisë, po pati mundësi të bëhet diçka. Kemi qenë fshati më i madh. Banorët, për shkak të rrugës, shkollës dhe largësisë së qytetit, janë larguar. Fëmijët tanë rriten në Australi, Amerikë. Duan të vijnë prapë, të ndërtojnë, por nuk kanë mundësi po nuk u bë rruga. Po u bë rruga, mund të afrohemi prapë në fshat”, shprehet një prej banorëve.

    Një tjetër banor kujton madhështinë e dikurshme të Lavdarit: “Rruga duhet të bëhet. Njerëzit vijnë prapë po qe rruga e rregullt. Bëhen edhe banesat. Nga rruga iku fshati ynë. Ka qenë 480 shtëpi, sot hiç.”

    Ndërsa një tjetër shpreh dëshirën e emigrantëve për të investuar sërish në vendlindje: “Së shpejti, siç kemi ndërtuar botën, do sjellim nga një shtëpi në fshatin Lavdar. Vetëm bekimet duan, se duart i kemi vetë.”

    Lavdari sot feston për të mos harruar. Këngët dhe takimet e gushtit sjellin për pak ditë gjallërinë e dikurshme, por pas festës mbetet e njëjta kërkesë: një rrugë që t’i lidhë sërish njerëzit me vendlindjen.

    Për banorët, rruga nuk është thjesht infrastrukturë. Është mundësia për të rikthyer njerëzit, për të rindërtuar shtëpitë dhe për t’i dhënë Lavdarit një mundësi të dytë për të jetuar.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shpërthen bombola në Leskovik, plagoset 67 vjeçari

    Ledjan Zeqollari zbulon medalionin e rrallë që ruan historinë e luftës në Mokër

    Dhunohet rëndë lojtari egjiptian i Skënderbeut, arrestohet dy persona

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.