Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën

    October 10, 2026

    A e dini se? Disa yje që shohim në qiell mund të mos ekzistojnë më!

    October 10, 2026

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën gati projektligjin, shteti mund të mbulojë 70% të primit
    Vendi

    Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën gati projektligjin, shteti mund të mbulojë 70% të primit

    July 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministria e Bujqësisë ka në dorë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në bujqësi. Grupi i punës në ministri po punon detajet e fundit të draftit dhe brenda pak ditësh projektligji do të hidhet për konsultim publik.

    Përballë çdo situate përbytjesh, zjarresh apo ngricash, fermerët ankohen për prodhimin që ju ikën dëm. Në këtë situatë, prej vitesh bëhet diskutimi për sigurimin e detyrueshëm në bujqësi, që do të kompensonte fermerët kur përballen me probleme prej fenomeneve natyrore.

    Your browser does not support the video tag.

    “Shumë shpejt publiku do të njihet me draftin e parë të ligjit për sigurimet në bujqësi, do të mundësojë një paketë sigurimesh që u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të fermerëve, bazuar në problematikat e evidentuara vitet e fundit për fermerët, ku fenomene të caktuara natyrore krijojnë dëme, ndonjëherë edhe të konsiderueshme te fermerët e të gjithë kategorive”, tha Irfan Tarelli, drejtor i Politikave Bujqësore, Ministria e Bujqësisë.

    Sigurimi i fermerëve do të bëhet sipas modelit turk. Sipas këtij modeli, fermeri do të paguajë vetëm një pjesë të primit të sigurimit.

    “Ky ligj do të bëjë të mundur futjen e një skeme të re sigurimi në bujqësi, ku një pjesë e konsiderueshme e primit të sigurimit do të mbulohet nga shteti”, tha Tarelli.

    Sipas informacioneve, do të ketë disa lloje sigurimesh në bujqësi, në varësi të kulturave, ndërsa aktualisht po diskutohet edhe sa do të jetë pjesa që do të mbulojë shteti te primi i sigurimit, që mund të arrijë deri në 70% të shumës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën

    October 10, 2026

    A e dini se? Disa yje që shohim në qiell mund të mos ekzistojnë më!

    October 10, 2026

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026
    TE FUNDIT

    Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën

    October 10, 2026

    A e dini se? Disa yje që shohim në qiell mund të mos ekzistojnë më!

    October 10, 2026

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

    Detajet e pritjes: Trump dhe Putin të buzëqeshur, presidenti amerikan e ftoi te makina e tij! Çfarë i thërriti gazetarja liderit rus

    Merr ndryshim drastik vrasja e Martin Çeços – ja vendimi i fundit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.