Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi ngjarjen e disa javëve më parë, kur u vra efektivi Enea Mekolli dhe u plagos shoku i tij, Edison Adri.
Hoxha tha se shteti bëri ceremoninë mortore dhe e mbylli me kaq këtë episod të radhës së dëshmorëve, duke theksuar se policët ende nuk kanë sigurim jete se nuk do qeveria që ta bëjë.
“Polici i plagosur Edison Adri vazhdon të jetë në Spitalin e Traumës dhe është nën kontroll të rreptë. Ka mbijetuar edhe pse kanë kaluar 20 ditë nga ngjarja.
Ngjarja u mundua të kalohej shpejt e shpejt. Ishte presidenti atje dhe i tha xhaxhai se po na merrni në qafë, se janë kriminelët rrugëve.
Iu dha një shpërblim 50 milionë lekë të vjetra se dha jetën në krye të detyrës që do t’ia paguante ai që e vrau vetëm të mos shkonte aty. Të gjithë policët kanë dhënë nga 20 mijë lekë, ata të qarkut të Korçës nga 50 mijë lekë të vjetra për të ndihmuar familjen,. Policët amerikanë me origjinë shqiptare mblodhën 10 mijë dollarë dhe ia sollën familjes. Pra janë të gjithë policët në Shqipëri dhe SHBA që kanë ndihmuar, por shteti mori atë xhenazenë aty dhe e mbylli.
Sa kushton jeta e një polici në këtë vend?
Nuk ka dëshmorë as SPAK, as Prokuroria. Ne po i helmojmë policët që në shkollë. Që vlejnë 50 milionë lekë.
Policia nuk ka sigurim jete. Te Ministria e rendit janë mbi 400 yje atje policë të vrarë. Me 50 milionë lekë të vjetra si e lë këtë ti?
Presin tani të dërgojnë lekët ata që jetojnë në Amerikë, por nuk zgjidhet kështu, duke thënë se po u vrave do të marrësh 50 milionë lekë.
Ka një hetim se kush ishte përgjegjës se si u organizua aksioni, si u bënë masat dhe planizimi dhe pse pati një humbje jete dhe një polic të plagosur”- tha Hoxha.


