Arrest me burg për 67 vjeçarin që akuzohet për marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren në Pogradec
Është mbajtur sot seanca e masës së sigurisë për 67 vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçare, të dy nga një fshat i Pogradecit
Ka qenë organi i akuzës ai që ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, masë e cila është pranuar nga gjykata e Korçës
Sipas organit të akuzës, ka patur prova bindëse se 67 vjeçari me forcë ka kryer marrëdhënie seksuale, nga e cila e mitura ka ngelur shtatezanë
Burime brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67 vjeçari nuk e ka pranuar krimin por gjykata e Korçës ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg
Jashtë kamerave, avokati mbrojtës nuk ka pranuar të prononcohet, pasi sipas tij, kjo është një çështje delikate ndërsa jashtë gjykatës nuk ka patur asnjë familjar të të dyja familjeve
Burime pranë prokurorisë së Korçës bëjnë me dije se janë kryer analizat ndaj të miturës, e cila rezulton me tepër se 4 muajshe shtatezanë ndërsa përgjigjet e ADN-së kërkojnë rreth dy javë të vijnë nga kryeqyteti




