Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Institucionet nuk respektojnë gjuhën rome ashtu siç e kërkon ligji”
    Vendi

    “Institucionet nuk respektojnë gjuhën rome ashtu siç e kërkon ligji”

    November 5, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, aktivistja nga Korça Enxhi Kosturi shpreh shqetësimin e saj lidhur me trajtimin e kësaj gjuhe nga institucionet shqiptare. Ajo theksoi se edhe pse ka pasur përpjekje për të integruar gjuhën rome në shkolla dhe institucione, kjo nuk është realizuar siç e kërkon ligji.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Kosturit, situata është përkeqësuar me kalimin e kohës, pasi shumë shkolla që dikur ofronin mësim në gjuhën rome, tashmë nuk e bëjnë më këtë.

    “Gjuha rome është lënë në harresë, kjo për shkak të institucioneve të cilët nuk po organizohen, deri dje thoshin se sipas VKM duhet të jetë një vajzë apo djalë që i përket komunitetit rom. Një nga ato vajzat Rome jam e unë që kam mbaruar për gjuhe letërsi, sot e shoh veten në harresë. Deri dje jepej në shkollën Naim Frasheri aty ku kishte me tepër komunitet, jepej gjuha rome, sot në 4 shkolla ku ka komunitet nuk jepet. Për herë të parë në Shqipëri jepej gjuha rome, lajmet, telereportazhet, sot nuk jepen më lajmet në gjuhën rome në televizionin publik shqiptar ”

    “Gjuhën rome e kam mësuar që i vogël në familje, gjyshërit tanë na e kanë trasmetuar këtë pasuri të komunitetit tonë.
    Fatkeqësisisht kohët e sotme kjo gjuhë nuk po trasmetohet tek brezat e rinj në rajonin juglindor, ka të rinj që nuk e flasin këtë gjuhë dhe është problem i madh që po ndodh aktualisht. Nuk po flitet në romnisht në familjet tona dhe rrezikon të zhduket në një të ardhme shumë të afërt dhe të mos ekzistojë më në fjalorin e të rinjve rom. Ka mosha të thyera që e ruajnë, por tek të rinjtë nuk ndodh kjo dhe nuk ka interes që të përqafojnë traditat kaq të bukura dhe të pasura të komunitetit tonë”

    Flori Xhambazi është një nga nxënësit e shkollave ku frekuentohet se tepërmi nga komuniteti rom. Ai tregon se gjuhën rome e flet dhe e shkruan, ndërsa shokët e tij nuk janë në gjendje ta flasin dhe as ta shkruajnë këtë gjuhë, madje nuk frekuentojne as shkollën

    “babai ma ka mësuar. Po, e shkruaj, familja, Mami babai, duke folur ata kam mësuar e unë. Ai thotë thuaj kështu thuaj ashtu. E shkruaj shumë mirë. Jo, une e motra ime e dimë, kushurinjtë nuk vijnë në shkollë, nuk dine ta flasin, ta shkruajnë, unë e motra dime të tjerët nuk vijnë ”

    Aktivistët dhe përfaqësuesit e komunitetit rom kërkojnë që të bëhen hapa të menjëhershëm për të ruajtur dhe përhapur këtë gjuhë, e cila është një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe kulturës rome.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026
    TE FUNDIT

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Po thirret nga SPAK për 21 JANARIN, Berisha përdor PD-në! Njofton datën e protestës

    Bulevard “Republika” rrezikon të humbasë statusin si qendër historike, do ndërtohet “10 katsh”

    Pogradec/ Arrestohet 48-vjeçari vidhte kabllot e ndriçimit publik

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.