Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Provat e reja të SPAK/ Kryemadhi shpenzoi 240 mijë $ nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills
    Vendi

    Provat e reja të SPAK/ Kryemadhi shpenzoi 240 mijë $ nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills

    July 1, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vetëm përmes një karte krediti Monika Kryemadhi shpenzoi rreth 240 mijë dollarë për veshje, bileta avioni dhe qëndrime në hotele në qytete më të shtrenjta të Evropës.

    Bëhet fjalë për kartën e re të krediti, American Expres Centurion, të vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e zbuloi së fundmi dhe e njoftoi para GJKKO si pjesë të raportimit 2-mujor të hetimeve.

    Your browser does not support the video tag.

    Blerjet luksoze prej 240 mijë dollarësh janë bërë për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, ndërsa karta kishte si limit shpenzimi mujor shifrën marramendëse 100,000 USD.

    Për episodin e ri që rëndon pozitën e çiftit Meta-Kryemadhi në përballje me drejtësinë kur janë marrë të pandehur, SPAK thotë e ka provuar blerje për veshje në Londër, Vjenë, Las Vegas e  Beverly Hills, pagesa të qëndrimit në hotel në kryeqendra botërore si Londër, Neë York dhe Las Vegas apo edhe për bileta avioni për udhëtimet drejt destinacioneve të ndryshme.
    Informacionet për kartën e re janë vënë në dispozicion të SPAK nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka përcjellë të dhënat e siguruara nga kompania American Express (Amex), për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatkut.

    “Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Lbndër, Neë York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

    Karta, ashtu se edhe një tjetër më herët që SPAK thotë e raportoi që në fillim të marrjes së masave të sigurisë, janë vënë në dispozicion nga Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit, i cili në dosjen ku çifti Meta-Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie del një prej personave kyç.

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. SPAK thotë se Shatku përveç vënies në dispozicion të kartave të kreditit pagoi miliona për lobimet e LSI në SHBA por edhe aktivitete të tjera të partisë së atëhershme të Meta-Kryemadhi.

    Ish-presidenti Meta më herët ka mohuar çdo lidhje me Shatkun apo të ketë njohuri për këto karta bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Madje para gjykatës tha se edhe divorcin e kishte kërkuar pasi kishte zbuluar këto veprime. Megjithatë për SPAK Meta kishte dijeni dhe ishte përfitues njëlloj si Kryemadhi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Ilir Meta Monika Kryemadhi Spak
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    TE FUNDIT

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tirana një hap larg titullit kampion, fiton thrillerin ndaj Pogradecit dhe kryeson 3-1 finalen

    Kolaudimi i makinave, ndryshojnë rregullat, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

    Korçë/ E përndoqi për 1 vit rresht një 30-vjeçare, policia arreston përndjekësin 33-vjeçar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.