Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi ka goditur me thikë, një 67-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta;
D. Sh., 44 vjeç, banues në Barç, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar, për motive të dobëta;
J. G., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. Ç., 50 vjeç, dhe V. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i kanë marrë celularët njëri-tjetrit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 50-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen G. I., 53 vjeçe, banuese në Qafëzez, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisaiatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 6m³ dru të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi A. L., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.