Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.

    March 4, 2026

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës” , kishën e veçantë për shqiptarët në Gjenacan
    Bota

    Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës” , kishën e veçantë për shqiptarët në Gjenacan

    May 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një dalje të papritur publike, Papa Leoni XIV zgjodhi një vend të veçantë për zemrat e shqiptarëve, Shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, pranë Romës.

    Ky vend i shenjtë ruan figurën e Zojës së ardhur nga Shkodra, e strehur atje nga urdhri i augustinianëve, të cilit i përket edhe vetë Ati i Shenjtë. Papa mbërriti në shenjtërore pasditen e sotme rreth orës 16:00.

    Your browser does not support the video tag.

    Shenjtërorja në Gjenacan ka një histori të thellë për shqiptarët. Sipas traditës, Zoja u largua nga Shkodra për të shpëtuar nga pushtimi osman dhe mbërriti në Itali.

    Augustinianët i ndërtuan një kishë ku çdo vit shtegtojnë shqiptarë nga e gjithë bota. Edhe këtë vit, më 25 maj, në të dielën e fundit të muajit, besimtarët do të mblidhen për meshën solemne të udhëhequr nga Imzot Gjergj Meta, kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, raporton Vatikan News.

    Figura e Zojës së Këshillit të Mirë ka qenë gjithashtu shumë e dashur për Papën Leoni XIII, paraardhës i Papës aktual me të njëjtin emër, i cili në vitin 1903 e ngriti këtë kishë në rangun e një bazilike minore.

    Ndër papët që kanë vizituar këtë vend të shenjtë janë edhe Papa Gjoni XXIII më 1959 dhe Papa Gjon Pali II më 1993, para nisjes për vizitën e tij historike në Shqipëri, ku dërgoi një kopje të figurës së Zojës në Shkodër.

    Papa Leoni XIV e kishte vizituar për herë të fundit Gjenacanin si kardinal, më 25 prill 2024, për festën e “Ardhjes” së Zojës. Në homelinë e tij të atëhershme, ai theksoi përkushtimin ndaj Marisë dhe bëri thirrje për paqe e pajtim në botë.

    Sot pasdite, Papa mbërriti në Gjenacan me një makinë modeste Volkswagen, i ulur në sediljen e përparme. Turmat e njerëzve e përshëndetën me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa banorët dolën në ballkone për ta parë.

    Pasi hyri në kishë, Papa përshëndeti besimtarët e pranishëm dhe u ndal për t’u lutur para altarit dhe figurës së Zojës. Së bashku me të pranishmit, ai recitoi lutjen e Papa Gjon Palit II drejtuar Nënës së Këshillit të Mirë.

    Pas lutjes, Papa Leoni XIV iu drejtua besimtarëve brenda kishës dhe atyre jashtë saj, duke theksuar dëshirën për ta nisur misionin e tij si Pasardhës i Shën Pjetrit pikërisht në këtë vend të dashur.

    Ai kujtoi vizitën që bëri si epror i përgjithshëm i urdhrit të Shën Augustinit dhe ritheksoi besimin e tij në Zojën si “shoqe udhe, dritë dhe urtësi”. Duke cituar fjalët e Marisë nga Ungjilli i Gjonit në Dasmën e Kanës, ai shtoi: “Bëni gjithçka që t’ju thotë!”

    Vizita përfundoi me një takim privat të Papës me bashkësinë e augustinianëve në një sallë të brendshme të shenjtërores.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Gjenacan Papa i ri Papa Leoni XIV
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026

    Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane

    January 13, 2026

    Alban Daci: ‘Doktrina II’ dhe rendi i ri në Ballkan

    January 3, 2026
    TE FUNDIT

    Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, duke prekur të gjithë llojet e bukëve, përfshi dhe ato masive.

    March 4, 2026

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pastrimi i rrugëve, në Korçë janë 377 objekte që do të largohen vullnetarisht ose do të shkatërrohen

    Dëbora e parë në Korçë erdhi, ja fshatrat e mbuluar

    E turpshme dhe skandaloze në “Elbasan Arena”!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.