Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit shqiptar:-Arsyeja e këtij takimi është një projekt që zhvillohet ndërmjet ambasadës së Koroacisë dhe këshillit të studentave të Shqipërisë.
Ne duam të prezantojmë proçesin e Kroacisë në hapat para hyrjes në BE dhe përgatitjen për të.
Fokusi ka qënë përgatitja e gjeneratës së re dhe sipas mendimit tim gjenerata e re do të jenë ato që do i japin fund tranzicionit shqiptar.
Ne diskutuam problemet dhe benefitet që ka ky proçes dhe Pogradeci është një nga qytet ku ky projekt është realizuar.
Kemi qënë në disa qytete të vendit dhe nesër do shkojmë në Shkodër.
Unë shikoj që të rinjtë e Shqipërisë janë shumë të edukuar,arsimuar dhe janë gati për të marrë përgjegjësi në drejtim të ekonomisë,politikës.
Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proçes.
Atë që mund ta them me siguri është se në asnjë vend të europës nuk ka mbi 95%mbështetje siç ka në Shqipëri dhr gjithë kjo mbështetje nuk duhet tu ikë nga dora politikanëve tuaj.
Pyetjes që lidhet me protestat në Shqipëri ambasadori i përgjigjet:-protesta është një e drejtë e qytetarëve,aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre.
Ky është një mesazh për qeverinë.
Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik.
Kjo është edhe për të parë edhe se sa sensitiv janë njerzit në Shqipëri,në aspektin ekologjik,në aspektin e qeverisjes dhe institucione të ndryshme.
Pyetjes sa i përket referomave se ku duhet përqëndrohet Shqipëria ambasadori përgjigjet:-është ajo që kam diskutuar edhe me të rinjtë që reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash,pra nuk duhet të shikohen si e kërkon Brukseli dhe duhet bërë,sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend.
Ndonjëherë ka nevojë dhe për kompromise,marveshje.
Ndonjëher të ndryshojë edhe ligji që të gjithë të ndiehn të përfshirë,ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarve.
Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet.
Në këtë kontekt,këto reforma,proçwsi që kryen nga BE,janë në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Sa i përket pyetjes për proçesin gjyqësor të krerëve të UÇK ambasadori përgjigjet:-unë kam qënë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovës pas shpalljes së pavarsisë,kur kam qënë në këtë detyrë Thaçi ka qënë kryeministër.
Jam njohur me të,mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë e dhimbshme.
Pra duhet të shohim të dyja anët.
Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër Çështja e Kosovës.
Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet.
Sido që të jetë vendimi nuk është përgjegjësi e Kosovës.
Shpresoj që proçesi mos ketë qënë politik por i drejtë


