Nga 61 bashkitë e Shqipërisë, 36 kryetarë ose nënkryetarë janë thirrur në SPAK për çështje të ndryshme penale. Deri më tani, 15 prej tyre janë shpallur fajtorë, çka përfaqëson afërsisht 1 në 4 drejtues bashkie në vend.
Këto të dhëna flasin për një nivel shqetësues përfshirjeje të drejtuesve vendorë në aferat korruptive dhe ngrenë pikëpyetje serioze mbi integritetin institucional në pushtetin vendor.
Kjo statistikë, në raport me të dhënat e përmendura kohët e fundit në media ndërkombëtare për komunitete shqiptare jashtë vendit, tregon se sfidat më të mëdha për sundimin e ligjit në Shqipëri qëndrojnë brenda kufijve të saj.