Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 𝐀𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞, 𝐛𝐢𝐥𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐫𝐞𝐭…/𝐏𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐝𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐣𝐚 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐞 𝐢 𝐥𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐬 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐊𝐮𝐭𝐞𝐥𝐢
    Vendi

    𝐀𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞, 𝐛𝐢𝐥𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐫𝐞𝐭…/𝐏𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐝𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐣𝐚 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐞 𝐢 𝐥𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐬 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐊𝐮𝐭𝐞𝐥𝐢

    June 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Dëgjo!
    Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.

    Ballkan Desina

    Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

    Nuk do të lajmëroni, para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërmë për të bërë formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq! S’kam qef të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.

    Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

    𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐢 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐚 𝐝𝐮𝐚𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞. 𝐓𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐮 𝐬𝐡𝐪𝐚𝐬𝐞̈ 𝐳𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐬 𝐤𝐮𝐫 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐟𝐚𝐣. 𝐀𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞, 𝐛𝐢𝐥𝐞 𝐚𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐫𝐞𝐭.

    Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike- ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor.

    Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi.

    Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

    Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

    Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri-tjetrin, të ndihmoni njëri-tjetrin, të duroni njëri-tjetrin!

    Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiquni të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi!

    Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes.

    Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.

    Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qënë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.

    Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.

    Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.

    Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë.

    Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk.

    Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.

    Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

    Yti
    Dhimitraq.

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Atdhe Mitrush Kuteli
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Arrestim në Maliq, policia rrugore procedon disa shoferë

    Pusteci çel sezonin turistik, Kolefski; “Interes i shtuar nga të huajt”

    Emri – Arrestohet 20 vjeçari në Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.